GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sikur kryeministri të shtronte një Iftar për ata

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Sikur kryeministri të shtronte një Iftar për ata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Para disa vitesh, një park i vogël ngjitur me sheshin Taksim në Stamboll u shndërrua në fushëbetejen e një luftë të fortë ideologjike mbi domethënien e Ramazanit dhe shqetësimet për rritjen e pabarazisë në shoqërinë turke. Çdo fundjavë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, një forum i përbërë nga socialistë dhe njerëz të fesë ofronin iftar për besimtarët myslimanë.

Menuja e thjeshtë që përmbante supë, djath dhe ullinj nuk ishte vetëm një akt bamirësie për qindra njerëz në nevojë, por ishte njëkohësisht dhe një protestë e fortë ndaj luksit që elita turke shfaqte gjatë muajit të Ramazanit.

Për ironi parku në fjalë, gjendej nën hijen e disa prej hoteleve më luksozë të Stambollit. Në të njëjtën kohë, në ato hotele shtroheshin iftarët me menu të bollshme për politikanët, biznesmenët dhe zyrtarët e lartë të shtetit turk.

Në një prej tyre mediat arritën të filmonin ish kryetarin e parlamentit turk Xhemil Çiçek, i cili i vënë në siklet deklaroi se ky është vakti i fundit i Ramazanit që ai do të kishte në një hotel luksoz.

Ajo që ndodh në qendër të Tiranës ngjan shumë me betejën e Gezi Park në Turqi. Shqipëria është një vend që po përballet me rritje të shpejtë të pabarazisë, ku një klasë e vogël e privilegjuar nga politikat publike, lidhjet e duhura, aksesi në vendimarrje por edhe zotësia apo fati është duke u pasuruar me shpejtësi shpesh në kurrizin e të tjerëve. Për ironi, një pjesë e tyre janë të ftuarit e zakonshëm të Iftarit të përvitshëm që shtron Kryeministri.

Ka një gjë që është e sigurtë po aq sa madhështia e muajit të Ramazanit. Në Shqipërinë e sotme ka me mijëra njerëz, që do të donin shumë të kishin një vakt me ushqimin që të ftuarit e Kryeministrit lanë në pjatat e tyre, pasi mbaruan Iftarin. Sa mirë do të ishte sikur, kryeministri të ftonte ata në Iftar.

Ose në vend të ministrave, që shtrojnë rrugë me 20 milionë euro kilometri, deputetëve të cilët dalin në përgjime me bandat, Guvernatorit që paguhet sa 20 paga mesatare, biznesmenët e tenderave e kështu me radhë, të shtronte një Iftar për specialistët e thjeshtë të administratës, sanitaret, rojet dhe ata të cilët nuk kanë bërë pasuri haram.

Etiketa: Iftarklodian tomorriKryeministri

Lajme të lidhura

Flit, por edhe dëgjo!
OP-ED

Flit, por edhe dëgjo!

12:30 - 21/06/26
Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!
Breaking Views

Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

21:28 - 18/06/26
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
OP-ED

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

12:10 - 16/06/26
Para
Inter kërkon euroderbin, ja formacioni zyrtar

Nuk dorëzohet Benfica, vendoset baraspesha në San Siro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!
Breaking Views

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26

Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa...

Lexo më shumë
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobet