GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Çfarë do Edi Rama bën KAS

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u zhduk kriza dhe ra qetësia?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Çfarë vendimesh merr KAS? Atë vendim që do Edi Rama. Jo vetëm sot, por që kur është krijuar. Kërkoi Edi Rama të ndryshojë fletën e votimit në zgjedhjet e shkuara parlamentare, kryekomisioneri nuk pranoi sepse e kishte bërë publik fletën e votimit. Nuk ka problem. Shkon çështja në KAS dhe bëhet siç do Edi Rama.

Ashtu sikundër për vendimet e gjykatës kur ka çështje politike, edhe KAS është bërë instrument i realizimit të dëshirave politike të Edi Ramës.

Ka dy realitete sot në Shqipëri. Një që shohin të gjithë shqiptarët, demokratë dhe socialistë dhe një që sheh KAS. Nuk ka të madh e të vogël që nuk e di se opozita kryesore në këtë vend është Partia Demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha.

Edhe vetë Edi Rama e pranon publikisht këtë gjë sepse ka mbushur billbordet në gjithë Shqipërinë me foton e Sali Berishës. Por tekat e Ramës nuk kanë fund. Atij i ka shijuar shumë opozita e kërpëratave dhe këtë opozitë do edhe në të ardhmen.

Duhet të kesh guxim të marri të mendosh se opozita në këtë vend përfaqësohet nga Alibasha. Nuk gjejnë as 10 veta për kandidatë dhe thonë se jemi opozita. Marrin fondet, marrin vulën, marrin siglën dhe kërkojnë të mashtrojnë votuesit.

Kandidati i tyre në Tiranë bërtet nga mëngjesi në darkë se betejën e ka me Sali Berishën. Portalet e qeverisë e paraqesin si opozitën e vërtetë. Por jo vetëm këto, tanimë edhe për KAS- që sheh me kujdes ligjet se është mbushur me juristë, thotë se opozita me letra është Enkelejd Alibej.

KAS thotë se Sali Berisha nuk mund të jetë njeriu që udhëheq koaliconin opozitar se nuk ka letra. KAS – kërkon që të dëmtojë sa të mundet opozitën dhe t’i shërbejë sa më shumë padronit.

Vendimet e sotme do të gjykohen nesër – por kushdo që është kurioz të dijë se çfarë vendimi do të marrë KAS në të ardhmen, se me siguri do të ketë prap çështje që lidhen me zgjedhjet, t’i bëj vetes një pyetje: Si e do Edi Rama këtë vendim? Përgjigja është vendimi që do të marrë KAS.

Ky është basti im publik.

Etiketa: Edi RamaHysni GurraOpinion

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
Mishi i kuq, sa duhet të hani?

Mishi i kuq, sa duhet të hani?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, katër vite pasi akuzohet për përdhunimin e një 22-vjeçareje në një...

Lexo më shumë
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com