GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua me bujë, lihet në burg Ramazan Rraja

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U arrestua me bujë, lihet në burg Ramazan Rraja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka vendos të lërë në burg Ramazan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arben Ndoja. Ai është edhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Rraja u arrestua disa ditë më parë te Ura e Gjolës, teksa ishte në kërkim nga policia.

Rraja u prangos me urdhër të SPAK, për shkak se akuzohet për atentat ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Atij iu shtua edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, sepse në momentin që u arrestua, mbante pistoletë me vete.

“Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, në janar të këtij viti.

Kapet në një lokal në zonën e Fushë Krujës, me pistoletë në brez, me fishek në fole, gati për qitje, shtetasi R. Rr.

30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin  “Durrës – Lezhë  – Tiranë”.

Në momëntin e kapjes, mbrëmjen e sotme, 30-vjeçari R. Rr. shoqërohej me një shtetas tjetër, në kërkim nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim.

Strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit, në kuadër të procedimit penal për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit A. N., si dhe në zbatim të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga SPAK, pas caktimit nga Gjykata, të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. Rr., kanë vijuar kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, të zhvilluar në janar të vitit 2023, nga Policia e Shtetit, për kapjen e 30-vjeçarit, strukturat operacionale dhe ato hetimore të Policisë së Shtetit dispononin informacion se shtetasi R. Rr. aktualisht  fshihej në zonën e Krujës.

Bazuar në këto informacione, mbrëmjen e sotme, në vijim të operacionit policor të koduar “Komploti”, u kap në një lokal në zonën e Fushë Krujës dhe u vu në pranga shtetasi i shumëkërkuar R. Rr., 30 vjeç.

Në vijim të këtij operacioni është kapur dhe vënë në pranga edhe shtetasi L. K. alias E. Ll., 39 vjeç, i cili shoqërohej me shtetasin R. Rr. dhe që ishte shpallur në kërkim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, nga Policia e Elbasanit, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryer në bashkëpunim. 39-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar”, njoftoi policia disa ditë më parë.

Etiketa: BurgKryesore1lihetRamazan Rraja

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Po Veliaj a e fali sot Bajramin?!

Po Veliaj a e fali sot Bajramin?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com