GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet, motori i vrasësit të Ardian Nikulaj u fsheh në një makinë

20:37 - 23/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet, motori i vrasësit të Ardian Nikulaj u fsheh në një makinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizjet e autorit para dhe pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin treguan se atentati ishte i mirëmenduar. Autori dhe bashkëpunëtorët jo vetëm studiuan lëvizjet e objektivit dhe vendin e ngjarjes, por edhe rrugën që duhet të ndiqnin kur u larguan të pa shqetësuar nga policia.

Pas kryerjes së vrasjes në lokalin Koral në orën 13.30 të së enjtes autori i krimit i maskuar u largua nga vendngjarja me të njëjtin motor që erdhi.

Mjeti edhe pse jo i shpejtë i mundësoi atij largimin pa u ndeshur me asnjë patrullë policie.  Nga pamjet e kamerave të sigurisë vrasësi me motor humbet në zonën e Gjadrit.

Hetimet disaditore të policisë kanë zbuluar se vrasësi është larguar në drejtim të fshatit Kukel ku e kanë kapur disa kamera sigurie. Pikërisht në këtë fshat, vrasësin e priste një makinë Land Rover Defender, në të cilën ai hipi së bashku me motorin dhe u largua në drejtim të Velipojës.

Top Channel ka siguruar disa pamje të makinës së atentatorit së bashku me bashkëpunëtorin rreth 50 minuta pas vrasjes në zonën e Gjadrit dhe të Velipojës.  Makinë me targa zvicerane dyshohet se e ka pritur atentatorin një rrugicë të pa mbuluar nga kamerat që dyshohet se e kanë studiuar më herët. Këto pamje po vëzhgohen me imtësi për të bërë të mundur identifikimin e mjetit, por edhe të personave në të.

Pavarësisht provave të ndryshme materiale të administruara, pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të ndryshme policia, nuk është ende pranë identifikimit të autorit apo bashkëpunëtorëve në vrasjen e biznesmenit.

Deri në gjetjen e një prove të vlefshme policia dhe prokuroria po thellojnë pista hetimore që lidhen kryesisht me aktivitetin social politik dhe ekonomik të viktimës por edhe gjakmarrjen./TCH/

Etiketa: Ardian NikulajdetajetKryesore1Vrasja

Lajme të lidhura

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Policia e Shtetit pajiset me dronë me kamera termike

19:08 - 08/04/26
Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!
Aktualitet

Deputeti denoncon ngushtimin e hyrjes së portit të Durrësit: Interesat e Alabbar mbi ato të shqiptarëve!

17:56 - 08/04/26
Para
FOTO/ Kjo është makina me të cilën u largua vrasësi i Nikulajt

FOTO/ Kjo është makina me të cilën u largua vrasësi i Nikulajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com