GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Pse Edi Rama duhet marrë në përgjegjësi penale për mashtrim dhe diskriminim?

14:00 - 24/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një shqiptar argat i politikave dhe interesave të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi

Tallavaja ka zëvendësuar tepsinë, kusinë, tiganin e fuqinë, ka zëvendësuar po ashtu dajren, fizarmonikën, timonin e kamionin në fushatën elektorale të Edi Ramës. Por nuk ka ndryshuar raporti i kryeministrit me shkeljen e ligjit, shpërdorimin e detyrës dhe përgjegjësinë e tij për Shqipërinë. Për dhjetë vite ai ka shkelur në mënyrë permanente etikën e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë, ka imponuar vullnetin e tij me arrogancë në shkelje të ligjeve dhe është shprehur pandërprere publikisht me përçmim për qytete, zona e krahina të Shqipërisë. Edhe kur flet për atë që ai e quan “zorrë qorre”, shpreh urrejtje e diskriminim, ndërkohë që zorra qorre i ka plasur atij vetë dhe bashkë me zorrën qorre i kanë plasur të gjitha kanalet fekalpërcjellëse të qeverisjes së tij!

Edi Rama bën fushatë me kërcënime për diskriminim. Sidomos në zgjedhjet lokale. “Kush voton ata me dy gishta, ta harrojë ndihmën e qeverisë”, – tha para dy ditësh. “Kush voton opozitën, të mos presë ndihmë nga qeveria”, – thoshte në vitin 2015, 2017 e 2019. Është i njëjti person. Kriminel elektoral që shkel kushtetutën, ligjin dhe kodin e zgjedhjeve. Nuk ka ndryshuar aspak. Dhe është tmerr kur mendon se ka ende njerëz që i mbajnë ison në tallavanë e tij.

Deklaratat e tij kërcënuese për diskriminim masiv të shqiptarëve dhe përçarjen e tyre sipas ngjyrave politike nuk i kishte dëgjuar bota as në gojën e Sllobodan Milosheviçit kundër shqiptarëve. Por i dëgjojmë dhe i shohim në praktimin e qeverisjes së Edi Ramës. Nga ky kërcënim e kanë pësuar në të kaluarën bashkitë që u drejtuan nga demokratët. Ndërsa në legjislaturën e fundit e pësoi Shkodra. Tani Edi Rama i thotë Shkodrës sërishmi se “Po nuk votuat Benet Becin, harrojeni se do të merrni fonde për infrastrukturën e kësaj bashkie”!

Po të isha prokuror i këtij shteti unë do të ngrija padi kundër Edi Ramës fillimisht për shpërdorimin dhe abuzimin me detyrën. Kushtetuta, ligji dhe kodi zgjedhor e detyrojnë Edi Ramën dhe çdo politikan tjetër t’i trajtojë qytetarët, bashkitë, zonat, qytetet, krahinat në mënyrë të barabartë. Të mos i diskriminojë ato për shkak të ngjyrave politike, krahinore ose të besimit fetar. Edi Rama për dhjetë vite ka bërë të kundërtën dhe vazhdon të predikojë diskriminimin. Provat gjenden shumë lehtë te deklaratat e tij publike dhe te fondet që qeveria ka shpërndarë për bashkitë e vendit. Mjafton të krahason fondet e bashkisë së Riskovecit me 3000 banorë dhe ato të Shkodrës për 170 mijë banorë dhe do të provosh lehtë politikën diskriminuese të kryeministrit të vendit.

Ndërkaq një prokuror i përgjegjshëm për fatet e vendit do të duhej të thellohej për pasojat e kësaj politike dhe t’i jepte përgjigje pyetjes së “A është diskriminimi i qeverisë Rama shkak i largimit të shqiptarëve nga vendi”? Nuk është vështirë që kjo të provohet dhe më pas akt-akuza ndaj Edi Ramës të përmbajë jo vetëm shpërdorimin e detyrës, por edhe pasojën e këtij shpërdorimi, braktisjen e Shqipërisë nga ana e shqiptarëve, pra spastrimin politik të saj!

Kryeministri dhjetëvjeçar i Shqipërisë duhet të vihet para përgjegjësisë ligjore jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për mashtrim. Rastet janë të pafundme dhe ato nuk justifikohen me të bërit politikë. SPAK dhe struktura të tjera të drejtësisë në Shqipëri duhet të ndalen dhe vendosin para përgjegjësisë Edi Ramën, Erion Veliajn e gjithkënd tjetër për të gjitha mashtrimet dhe pasojat që kanë rrjedh prej tyre. Duhet të hetojnë se pse këto mashtrime janë me pasoja dhe sa prej tyre janë shoqëruar me akte korrupsioni. Marrja në përgjegjësi penale e Edi Ramës është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe përgjegjësi kombëtare e drejtësisë shqiptare.

Etiketa: Edi RamaEnver BytyciOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Zgjidhi politikën shqiptare, Basha shfaqet në Strasburg për Kosovën

Zgjidhi politikën shqiptare, Basha shfaqet në Strasburg për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com