GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sërish një përballje Biden – Trump për kreun e Shtëpisë së Bardhë?

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: Pavarësisht rezervave, demokratët do votonin për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hyrja në garë e Presidentit Biden pason njoftimin e ish-Presidentit Trump në nëntor se do të përpiqej për një mandat të dytë pasi humbi zgjedhjet e vitit 2020 përballë zotit Biden.

Në një deklaratë për kandidaturën e Presidentit Biden, zoti Trump kritikoi qëndrimet e rivalit të tij lidhur me emigracionin, inflacionin dhe tërheqjen amerikane nga Afganistani.

“Familjet amerikane po rrënohen nga inflacioni më i keq në gjysmë shekulli. Bankat po dështojnë”, tha ish-Presidenti Trump në platformën e tij të mediave sociale. “Kemi dorëzuar pavarësinë tonë energjitike, ashtu siç dorëzuam Afganistanin”, tha ai.

Si kandidati në pushtet, Presidenti Biden nuk ka gjasa të përballet me konkurencë të lartë nga brenda partisë së tij. Asnjë zyrtar i lartë demokrat nuk ka dhënë shenja se do ta sfidojë atë dhe ai ka mbledhur rreth vetes një grup demokratësh me perspektivë për të shërbyer si këshilltarë për fushatën e tij, ndër ta edhe guvernatorët J.B. Pritzker të shtetit Illinoi dhe Josh Shapiro të shtetit të Pensilvanisë.

Kandidatët e mundshëm republikanë dhe ata që tashmë e kanë shpallur kandidaturën, e kanë përqëndruar retorikën për zgjedhjet 2024 tek ulja e shpenzimeve qeveritare, ndërsa vazhdon inflacioni i lartë, tek kufizimet ndaj abortit, si dhe tek niveli i krimit në qytetet e drejtuara nga demokratët dhe tek emigracioni i paligjshëm.

Dy republikanët kryesorë, ish-Presidenti Trump dhe Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, duan të kufizojnë qasjen e fëmijëve transgjinorë tek ekipet sportive dhe shërbimet mjekësore për ndërrimin e gjinisë, si dhe kufizimin e mënyrave se si shkollat përfshijnë në mësimdhënie çështjet e komunitetit LGBTQ+, historinë e skllavërisë në Amerikë dhe pabarazitë raciale.

Ndaj ish-Presidentit Trump fillon sot çështja gjyqësore për padinë civile ndaj tij të ngritur nga shkrimtarja E.Jean Carroll, e cila e akuzon atë për përdhunim në dhomat e ndërrimit në një dyqan veshjesh në mesin e viteve 1990.

Ish-presidenti, i cili nuk ka detyrimin të paraqitet gjatë gjyqit, i ka mohuar akuzat, duke e quajtur zonjën Carroll ‘të sëmurë mendërisht’ që e ka sajuar akuzën e përdhunimit për të tërhequr vëmendje për shitjen e një libri të saj.

Etiketa: BidenSHBATrump

Lajme të lidhura

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin
Botë

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin

15:29 - 20/05/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës

15:07 - 20/05/26
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!
Botë

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim!

14:06 - 20/05/26
Para
Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve

Zgjedhjet mbaruan, numëron Edi Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë  në Shkodër, një 50-vjeçar humb jetën dhe plagosen rëndë dy të tjerë
Aktualitet

Aksident i trefishtë në Shkodër, një 50-vjeçar humb jetën dhe plagosen rëndë dy të tjerë

08:57 - 21/05/26

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, ku një person rreth 50 vjeç ka...

Lexo më shumë
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi

Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë dhe përfundon në spital (Emrat)

08:55 - 21/05/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Mehmeti: Nëse Tirana zbaton politikën serbe ndaj shqiptarëve, le ta shpallim Beogradin si kryeqendrën e shqiptarisë

08:34 - 21/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 21/05/26
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara

Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, a do të përballet kryeministri?

07:43 - 21/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com