GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD: ERE u bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Prova e lidhjes së Ramës me inceneratorët është thjeshtra e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së Berishës, Eno Bozdo ka deklaruar sot se Enti Rregullator i Energjisë u bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit.

Në një deklaratë për mediat, Bozdo tha se Enti Rregullator i Energjisë ka justifikuar ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MWh.

Ai nxori më tej dokumentet ku thuhet se inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji vetëm në një muaj, në muajin gusht 2022 dhe sasia e energjisë elektrike të prodhuar është në total 6792 MWh (Megavatore).

“Por, Inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KW (kilovat) ose 2.85 MW (Megavat).
Sipas të gjitha llogaritjeve teknike, një kapacitet i instaluar prej 2850 kilovat apo 2.85 Megavat, nuk mund te prodhoje sasinë prej 6792 Megavat orë, por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MËh (Megavat orë)”, sqaroi Bozdo.

Deklarata:

Sa herë që opozita rikthen në vëmendjen e publikut megaaferën korruptive të inceneratorëve, po aq herë qeveria përpiqet të shmangë vëmendjen duke dizinformuar mbi të vërtetën e tmerrshme të kësaj afere.

Kësaj radhe instrument i këtij mashtrimi është bërë vetë ERRE, Enti Rregullatori i Energjisë, duke justifikuar ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MWh.

Kështu pretendon ERRE në një dokument zyrtar, të publikuar në faqen zyrtare, “Të Dhënat e Tregut të Energjisë për Vitin 2022”.

ImageImage

Sipas këtij dokumenti, Inceneratori i Elbasanit ka prodhuar energji vetëm në një muaj, në muajin gusht 2022. Sasia e energjisë elektrike të prodhuar është në total 6792 MWh (Megavatore).

Por, Inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KW (kilovat) ose 2.85 MW (Megavat).

Sipas të gjitha llogaritjeve teknike, një kapacitet i instaluar prej 2850 kilovat apo 2.85 Megavat, nuk mund te prodhoje sasinë prej 6792 Megavat orë, por maksimumi qe mund te prodhonte është sasia prej 2120 MËh (Megavat orë)

2.85 MWh x 24 ore ne dite x 31 dite = 2120 MWh maksimumi qe mund te prodhohet. Pra më pak se një e treta e sasisë që ERRE pretendon dhe që e ka zyrtarizuar ne dokumentin e saj!

Kjo shifër konfirmohet edhe Raportin Vjetor të ERRE për Vitit 2022, “Mbi gjendjen e Sektorit te Energjisë” qe do i paraqitet Kuvendit në muajin Qershor 2023. Ky në fakt është edhe qëndrimi publik i administratorit shtetëror Farudin Hoxha, kur dizinformon shqiptarët në lidhje me këtë aferë.

Për fat të mirë gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Dhe kjo është një gënjeshtër shumë e trashë, me qëllim të bindë opinionin publik se inceneratori funksionon më së miri.

Gënjejnë të gjithë, qeveria, institucionet e pavarura, pa asnjë përjashtim, sepse u duhet të mbulojnë atë që nuk mbulohet kurrë: faktin se Rama u vodhi shqiptarëve, madje edhe atyre që s`kanë lindur ende, plot 420 milionë euro! Ua vodhi ai personalisht, nën emrin e Klodianëve apo Mirelëve, që ende i paguan për diçka që nuk ekziston.
Rama do të vazhdojë përpara në këtë rrugë të abuzimit, korrupsionit, shkatërrimit të institucioneve, kapjes së shtetit, zhvlerësimit dhe degjenerimit moral. Këto ka bërë në këto 10 vite, sepse nuk di të bëjë asgjë tjetër. Për të kjo është alternativa që ai u servir me sukses shqiptarëve: korrupsion dhe tallava. Kaq mjafton, sepse sipas tij këta janë shqiptarët.

Në 14 maj kemi mundësinë të ndahemi nga ky model i qeverisjes. Të ndahemi nga korrupsioni debilitues. Ju ftoj ta bëjmë këtë, është në dorën tuaj ta bëjmë këtë.

Etiketa: EREincenerator

Lajme të lidhura

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu
Aktualitet

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi
Aktualitet

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend
Aktualitet

Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

13:03 - 02/06/26
Para
Shkeli sanksionet e SHBA, BAT e paguan shtrenjtë tregtinë me Kim

Shkeli sanksionet e SHBA, BAT e paguan shtrenjtë tregtinë me Kim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina

13:25 - 02/06/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Lexo më shumë
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Grabitet me armë banka në mes të Tiranës, autori u largua me skuter bashkë me paratë

Grabitet me armë banka në mes të Tiranës, autori u largua me skuter bashkë me paratë

13:05 - 02/06/26
Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Mesazhi i Antonio Costës për Ramën: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

13:03 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş