GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Këlliçi në Sauk: Programi ynë për të gjithë, të majtë e të djathtë

10:04 - 27/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Këlliçi në Sauk: Programi ynë për të gjithë, të majtë e të djathtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin e tij me 5 pika që sjellin ndryshimin, me banorët në zonën e Saukut. Kelliçi tha se korrupsioni në Bashki është një prej arsyeve kryesore pse qytetarët nuk kanë ujë dhe shkolla, apo shërbime të tjera bazike.

“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë nxjerrë “urdhër psikologu”, “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur për Erion Velinë, që nuk flet njeri për korrupsionin e tij. Politikani më i korruptuar që mund të jetë në Ballkan. Dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje që nuk flet njeri”, u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi më tej, se aktualisht panorama që paraqitet në televizor, është ajo e një Tirane pa kulla, me ujë 24 orë, apo me shkolla e çerdhe.

Por në fakt, sipas Belind Këlliçit, sot Tirana është një qytet ku ka probleme me infrastrukturën, ujin e pijshëm, shkollat, çerdhet, kopshtet, etj.

“Shihni shpeshherë që diellin ky e lind nga veriu, shihni kullën e sahatit, pa kulla që e mbysin, shihni projektet 3D të bukura, shihni shkolla që nuk ekzistojnë, shihni çerdhe kopshte që nuk janë pjesë këtu. Tallet me ju, u thotë që keni 24 orë ujë të pijshëm. Flitet për një Tiranë që nuk ekziston. Ndërkohë realiteti i Tiranës, vetëm këtu 1 km larg nga qendra, është i tmerrshëm. Një mungesë totale nga ana e qeverisë lokale, nga ana e bashkisë për qytetarin, me mungesë rrugësh, me mungesë infrastrukture, me mungesë ndriçimi, sinjalistike, me mungesë çerdhesh, kopshtesh, shkollash”, u shpreh Këlliçi.

Teksa kundërshtari nuk ka as bilanc dhe as program, ai shtoi se plani i tij për Tiranën po sulmohet dhe kritikohet, për shkak se të gjitha parashikimet, janë me kosto të ulët.

“Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metër rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”.

Këlliçi foli në Sauk edhe për transportin publik falas, duke theksuar se ai do të jetë një shërbim nga i cili do të përfitojnë çdo ditë 200 mijë qytetarë të Tiranës.

“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazmë, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit? Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë”, u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit.

Ai akuzoi Erion Veliajn se i ka marrë frymën biznesit të vogël e të mesëm me taksa, ndërsa u angazhua që pas 14 majit ato të ulen apo zerohen.

“Nuk thotë dot asnjë fjalë, thotë ku do t`i gjejë lekët. Unë kam propozuar një paketë për biznesin e vogël e të mesëm, për uljen e taksave dhe tarifave. Asnjë fjalë nuk thotë dot, asnjë fjalë, nuk e koncepton dot ai në logjikën e vet. I ka 10-fishuar taksat. Ja ka nxirë jetën biznesit të vogël, Ja ka marrë frymën biznesit të vogël. Për hapësirën publike i ka marrë shpirtin bareve e lokaleve. Dhe ndërkohë unë kam premtuar gjysmën e tarifës”.

Një tjetër angazhim është ai për oazet e gjelbërta. Këlliçi u shpreh se ato do të ndikojnë në rritjen e jetës komunitare.

“Nga ana tjetër kam premtuar oazet e gjelbërta për lagjet, për ata që jetojnë në lagje e Tiranës me 200 metra katror me bë një kënd pushimi me stola, me pemë, me ndenjtë, qoftë mosha e tretë, qoftë të rinjtë, qoftë me nxjerr fëmijët, qoftë me pas një jetë komuniteti. Unë jam një fëmijë që jam rritur në vitet 1990. Jam rritur duke luajtur top në lagje, si të gjithë ata që janë brezi im. Sot është e tmerrshme. Një pjesë e madhe e prindërve kanë probleme me fëmijët e tyre për shkak se nuk janë socialë. Nuk dinë të lozin, rrinë gjithë ditën o në tabletë o në lokal. Dhe kjo nuk është normale, kjo që po i bëhet Tiranës. Jam në këtë betejë për një qytet normal”, tha Belind Këlliçi.

Plani me 5 pika i Belind Këlliçit duket se është mirëpritur nga qytetarët, madje edhe nga ata që në 30 vjet kanë votuar PS. Një i moshuar, tregoi historinë e tij, duke u shprehur se është socialist, por për shkak të programit bindës të Belind Këlliçit ka zgjedhur të votojë për transportin publik falas, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të mbështesin kandidatin e opozitës në 14 maj.

“Unë jam Besnik Uku. 30 vjet socialist. Kam ardhur këtu me ballin lartë, kur i thonë llafit, nuk kam ardhur këtu me pishman se po vij këtu. Sepse programi dhe modeli që keni paraqitur ju z.Këlliçi, na ka bind neve që ne të vijmë këtu te kjo forcë politike. Ti ke filluar te transporti, kryesorja, është shumë bindës, prandaj kam ardhur sot, është tepër bindës. Je i vetmi person, i vetmi politikan në këtë moshë, që nuk je përfolur për asnjë aferë korruptive. Për këtë arsye të gjithë ju të nderuar pjesëmarrës, duhet t’i vëmë gishtin kokës, të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, ku kemi shokë edhe miq, se në qoftë se fiton ai tjetri, kuptohet se çfarë na pret”.

Këlliçi si dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, u bënë thirrje banorëve të Saukut, të mbështesin ndryshimin në zgjedhjet e 14 majit.

 

Etiketa: KelliciKryesore1programSauk

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Shkatërrohet grupi kriminal i drogës, në pranga edhe shqiptarë

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës, në pranga edhe shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com