GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen 14 shtëpi bari në Spanjë, arrestohen 19 shqiptarë e rusë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen 14 shtëpi bari në Spanjë, arrestohen 19 shqiptarë e rusë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Garda Civile spanjolle ka arrestuar 19 persona në një operacion masiv të kryer në 16 shtëpi në komunat Vendrell, Calafell, Creixell, Cunit, Torredembarra, Roda de Berà, Albinyana dhe Altafulla, në Tarragonès dhe Baix Penedès. Mediat vendase që citojnë burime nga grupi hetimor shkruajnë se të dyshuarit e arrestuar janë pjesë e një grupi kriminal shqiptar. Operacioni ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit të së mërkurës dhe është zhvilluar njëkohësisht në të gjitha bazat e dyshuara.

Në operacionin që thuhet se është ende në vazhdim, janë çmontuar disa plantacione marijuanë. Në kërkime janë përfshirë rreth 200 agjentë të Gardës Civile dhe policisë lokale, si dhe një grup special i sulmit i shoqëruar nga një helikopter.

Hetimi nisi tetorin e kaluar. Sipas të njëjtave burime, agjentët e Gardës Civile kanë gjetur plantacione me marijuanë në 14 nga 16 shtëpitë e kontrolluara. Sipas zëdhënësit të policisë, bimët janë gjetur në faza të ndryshme të rritjes ndërsa janë sekuestruar edhe materiale ndihmëse dhe një shumë “e konsiderueshme” parash. 19 të arrestuarit janë shqiptarë dhe rusë.

“Kjo është një bandë e organizuar, që sjell të huajt në bregdetin e Tarragonës për të mbjellë marijuanë. Këta njerëz praktikisht nuk largohen nga shtëpitë e tyre për asgjë”, – tha zëdhënësi. Ai theksoi se destinacioni përfundimtar i drogës së prodhuar brenda Spanjës janë vendet evropiane dhe se kjo mënyrë është “shumë fitimprurëse” për grupet kriminale. “Këtu ligjet janë më të lehta, çdo kufi që kalon kjo drogë dyfishon çmimin e tregut. Kur arrin në destinacionin përfundimtar çmimi është i disafishuar”, përfundoi ai.

Etiketa: shtepi barispanjë

Lajme të lidhura

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë
Aktualitet

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26
Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme
Aktualitet

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

18:13 - 22/10/26
Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë
Aktualitet

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
Para
Shqiptari i shkul dhëmbët kinezit, arrestohet

Shqiptari i shkul dhëmbët kinezit, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë
Aktualitet

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

18:36 - 22/10/26

Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke shprehur shqetësimin për...

Lexo më shumë
Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

Gjykata e Tiranës liron nga burgu 22 protestues, 17 prej tyre arrestime të paligjshme

18:13 - 22/10/26
Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

Protestat studentore/ EPP ‘shuplakë’ Ramës: Në demokraci nuk ka vend për dhunë

17:52 - 22/10/26
‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

‘Ngacmuan dy vajza në protestën para Kryeministrisë’, Kalaja dhe Doçi kallëzojnë efektivët në AMP

17:18 - 22/10/26
Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

16:59 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com