GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fituan kupën me goleadë por rrezikojnë të mbeten jashtë Europës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fituan kupën me goleadë por rrezikojnë të mbeten jashtë Europës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Toulouse, i sapo promovuar në Ligue 1, fitoi Kupën e Francës duke i mbyllur llogaritë e finales që në pjesën e parë. Ekipi i drejtuar nga tekniku Philippe Montanier kryesoi 4-0 në pjesën e parë, falë dygolëshave të Costa dhe Dallinga. Nantes shënoi në minutën e 75-të, pasi Blas realizoi me anë te një 11-metërshi, por Aboukhlal katër minuta më pas fiksoi rezultatin përfundimtar 5-1.

Fituesit të Kupës duhet t’u garantohet një vend në Europa League, por një ka një problem: “Klubi është në pronësi të të njëjtit aksioner (RedBird) si dhe AC Milan, ndaj rrezikon të privohet nga pjesëmarrja në kupat evropiane nëse italianët kualifikohen në Champions League ose Europa League”, shkruan  L’Equipe.

Megjithatë, Damien Comolli , presidenti i Toulouse, është i bindur se ekipi i tij do të marrë licencën e UEFA-s dhe do të mund të luajë në turneun e dytë më të rëndësishëm të futbollit europian, me disa sinjale pozitive nga Federata Franceze e Futbollit.

“Ne i kemi dërguar të gjitha dokumentet Federatës Franceze të Futbollit për të marrë licencën e UEFA-s. Kemi pasur gjithashtu diskutime me Federatën, e cila na tha se i kemi absolutisht të gjitha kushtet. Nëse UEFA ka ndonjë pyetje për ne, ne do të jemi pranë tyre”,- tha Damien Comolli, sipas burimit të cituar.

RedBird Capital Partners është një kompani amerikane, që bleu klubin AC Milan në gusht 2022, për 1.2 miliardë euro. Dy vite më parë, RedBird bleu edhe 85% të aksioneve të klubit francez të Toulouse.

Me gjashtë raunde para përfundimit të sezonit, AC Milan aktualisht është në vendin e 4-të në Serie A, i fundit që siguron kualifikimin në Champions League. Kuqezinjtë janë kualifikuar edhe për në gjysmëfinalen e UCL, ku do të përballen me rivalin e tyre të madh të Interit.

Për Toulouse ky është trofeu i parë i madh në historinë e klubit. Është gjithashtu diferenca më e madhe e rezultateve në një finale të Kupës së Francës, që nga viti 1970 e deri më tani, shkruan BBC Sports.

Etiketa: kupa e francesSporttoulouse

Lajme të lidhura

Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n
Breaking Views

Edon Zhegrova shënon supergol nga jashtë zone, Juventus mund 0-1 Chelsea-n

16:11 - 05/08/26
Alarm në FIFA? Infantino mbledh urgjent drejtuesit më të lartë në Marok
Sport

Alarm në FIFA? Infantino mbledh urgjent drejtuesit më të lartë në Marok

13:47 - 05/08/26
Salah pritet si ‘Faraon’ në Stamboll nga mijëra tifozë të Trabzonsporit
Sport

Salah pritet si ‘Faraon’ në Stamboll nga mijëra tifozë të Trabzonsporit

12:54 - 05/08/26
Para
VIDEO/ Salianji nga Kavaja: I gjithë qyteti për ndryshimin

VIDEO/ Salianji nga Kavaja: I gjithë qyteti për ndryshimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet
Aktualitet

Protesta e dytë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët kritikojnë deputetin Agron Malaj që s’i mbështet

22:47 - 05/08/26

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në qendër të Klosit në protestën e dytë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale,...

Lexo më shumë
Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban dhe Ngraçan

22:41 - 05/08/26
Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës

21:27 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com