GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Më shkoi lala n’Elbasan-e”/ Qyteti gati për festë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më shkoi lala n’Elbasan-e”/ Qyteti gati për festë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E enjtja e 4 majit do të jetë një ditë feste në Elbasan. Ekipi i qytetit, i krijuar vetëm dy vite më parë, AF Elbasani, kurorëzohet kampion i Kategorisë së Dytë për Grupin B. Rrjedhimisht verdheblutë ngjiten në Kategorinë e Parë, ndërsa do të luftojnë për titullin e këtij sezoni të Kategorisë së Dytë në finalen me Vorën, që është kampione e Grupit A.

Përballjen e fundit, AF Elbasani do ta luajë me Tepelenën, një ndeshje që do të zhvillohet të enjten në orën 15:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, për t’u dhënë mundësinë tifozëve edhe kremtimit sa më komod pas arritjes së objektivit të skuadrës. Elbasani ka pasur një ecuri rekord, pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje në takimet zyrtare. Këtë trend skuadra e Eriol Merxhës do të përpiqet ta ruajë deri në fund, për më tepër që do të luajnë në shtëpi dhe e ka detyrim moral për ta mbyllur pa asnjë humbje kampionatin në Grupin B.

HYRJA E LIRË – Burime të “Panorama Sport” në klubin verdheblu, tregojnë se hyrja në stadium të enjten do të jetë e lirë për të gjithë tifozët. Kështu, sportdashësit elbasanas do të festojnë me ekipin ngjitjen në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, edhe vetë tifozët kanë nisur organizimet për të qenë sa më të shumtë në numër. Pritet që të ketë një prani rekord, duke u nisur edhe nga ndeshja e Pogradecit, që pati mbi 4 mijë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Sakaq, do të ketë edhe shumë të ftuar nga bota e sportit dhe jo vetëm për të kremtuar këtë ditë. Me pak fjalë, Elbasani pret të ketë një stadium të mbushur, edhe pse bëhet fjalë për një trofe modest.

KONCERTI – Për ta bërë atmosferën sa më festive, një orë më herët para se të startojë sfida, do të mbahet një koncert ku do të jenë të ftuar valltarë dhe këngëtarë, të cilët do të performojnë në stadiumin “Elbasan Arena”. Detajet e të ftuarve nga bota e artit nuk bëhen ende të ditura, pasi organizimi sapo ka nisur, por paraprakisht mendohet të jenë këngëtarë të qytetit të Elbasanit dhe jo vetëm. Në fund, sido që të shkojë ndeshja, pasi Elbasani e ka siguruar matematikisht ngjitjen, do të bëhet edhe dorëzimi zyrtar i trofeut të kampiones së Grupit A nga zyrtarë të FSHF-së./PanoramaSport

Etiketa: Sport

Lajme të lidhura

Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu
Sport

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”
Sport

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar
Sport

Lista e Botërorit, Suedia grumbullon një sulmues shqiptar

19:50 - 12/05/26
Para
Shkodër/ U vra në banesë, autori dyshohet se është një i afërm

Shkodër/ U vra në banesë, autori dyshohet se është një i afërm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin
Breaking Views

“Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin

16:53 - 13/05/26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin...

Lexo më shumë
Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26
Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com