GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Shiti opozitën për interesa financiare”, ish-deputeti i LSI sulmon Bashën

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shiti opozitën për interesa financiare”, ish-deputeti i LSI sulmon Bashën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasjet në distancë mes dy partive opozitare më të mëdha në vend, PD dhe LSI, kanë vijuar dhe ditën e sotme. Viktor Tushaj, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk i ka kursyer akuzat ndaj liderit të PD, Lulzim Basha pas përplasjes së këtij të fundit me përfaqësuesit e LSI-së.

Tushaj e konsideron Bashën si aksidentin më të rëndë që i ka ndodhur PD, dhe e sheh si të paaftë për t’u përballur me mazhorancën.

“Në fakt është humbje kohe të merresh me Lulin por ja vlen t’ia kujtosh ca gjëra, ca bëma, ca flirte, ca gënjeshtra, ca gabime e ca faje, mosmirënjohjen dhe akoma më shumë pabesinë. Në fakt Lul Basha është aksidenti më i rëndë që i ka ndodhur PD-së dhe Shqipërisë në këto vite demokracie. Pesha e tij e përgjegjësisë është jashtëzakonisht e madhe pasi duke qenë i paaftë për t’u përballur me mazhorancën kriminale e duke u shitur tek ata për interesa të pastra financiare, shkatërroi opozitën dhe bashkë me të dhe interesat e shqiptarëve”, shkruan Tushaj.

Sipas tij, askush nuk beson më te Basha, ndërsa e akuzon se për faj të tij, njerëzit kanë humbur dhe shpresën.

“Askush nuk beson më te Luli i Gazit që po bëhet qesharak çdo ditë e më tepër, pasi me vulën e Gazit do përjashtojë partinë nga partia. Ata që e nxitën t’i hynte detit me këmbë, mesa duket nuk i kishin thënë sa i thellë është. Shashkat, deklaratat gënjeshtra dhe të papërgjegjshme apo hijeshia e llakosur nuk e nxjerrin nga llumi i pabesisë dhe nuk e shpëtojnë nga revolucioni i njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që, për faj të tij, kanë humbur çdo gjë e bashkë me to dhe shpresën”, deklaron ai.

Tashmë nuk ka asnjë rezervë se mes dy partive më të mëdha të opozitës PD dhe LSI ka një luftë të hapur. E gjitha nisi pas një deklarate nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i cili tha se para zgjedhjeve të 25 prillit i ishin ofruar LSI-së 15 deputetë të sigurt në një listë të përbashkët, por ajo refuzoi sepse parashikonte të fitonte e vetme 34. Kjo deklaratë pasoi me reagime dhe akuza të forta nga LSI.

Etiketa: Kryesore1LSIViktor Tushaj

Lajme të lidhura

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26
Para
Puçrra kudo në trup, një virus i rrezikshëm po prek fëmijët në Kosovë

Puçrra kudo në trup, një virus i rrezikshëm po prek fëmijët në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26

Protesta kundër qeverisë vijon për të 169-ën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe protestues kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe...

Lexo më shumë
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26
Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

18:39 - 15/11/26
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com