GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dëshmia: Si Vuçiç dhunoi personalisht shqiptarët

21:32 - 03/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuçiç nuk ndryshon: Nuk do lejojmë hyrjen e Kosovës në KiE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ publikoi sot një investigim tronditës për lidhjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me grupet mafioze në vendin e tij.

Më konkretisht, në qendër të investigimit janë lidhjet e Vuçiç me bandën e Veljko Belivuk, një grup i frikshëm mafioz i akuzuar se masakronte kundërshtarët e tij duke i futur në një grirëse mishi.

Belivuk është arrestuar dhe ndodhet në burg me bandën e tij, por ky operacion nuk ishte meritë e shtetit serb, por e europianëve, të cilët arritën të zbardhin mijëra biseda të kryera në aplikacionin SKY ECC nga banda e Belivuk. Një burim francez tha se informacionet u kaluan me shumë kujdes te serbët, nga frika e rrjedhjes.

Investigimi thekson se bandat mafioze cilësohen një projekt shtetëror që punon për pushtetin e presidentit Vuçiç.

Ashtu si bandat mafioze, edhe Vuçiç, kanë një origjinë të përbashkët, thekson gazeta. Fillimet e tyre i kanë te grupet huligane të dy ekipeve kryesore të Beogradit, Partizanit dhe Yllit të Kuq.

Një huligan i njohur, që flet në kushte anonimati dhe identifikohet nga gazeta vetëm me inicialin B., tregon edhe një histori për gazetën, se si presidenti Vuçiç dhunoi shqiptarët pas një ndeshje.

“Pas një ndeshje në vitin 1988, thotë B., ai dhe grupi i tij dëgjuan për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ata u nisën për ‘gjueti’ ndaj shqiptarëve në Beograd pas ndeshjes, me shpresën se do thyenin disa dyqane dhe do t’u jepnin një mësim shqiptarëve. Ata përfunduan duke bërë një sherr masiv në rrugë. “Presidenti Vuçiç ishte gjithashtu pjesë e kësaj,” tha B. “Dhe duhet t’ju them, nuk më pëlqen tani, por ai ishte trim, trim në luftë”,” shkruan gazeta.

Vuçiç nuk reagoi për këto akuza.

Më tej, gazeta thekson se ai u bë pjesë e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit. Vetëm pak ditë pas masakrës së Srebrenicës, Vuçiç mbajti një fjalim ku deklaroi: “Nëse vrisni një serb, ne do vrasim qindra myslimanë”.

Në dekadat në vazhdim, shkruan gazeta, Vuçiç nuk kërkoi kurrë falje për krimet e kryera nën emrin e Serbisë apo për retorikën e tij. Ai madje i ka trajtuar disa kriminelë lufte si heronj.

Në vitin 1998, Vuçiç u bë ministër i informacionit nën Millosheviçin.

Gazeta thekson se me ardhjen në pushtet, ai është kthyer në një autokrat. Por për çudi, Bashkimi Europian tregohet i butë me Vuçiç, për shkak të ndikimit që ka mbi serbët e Kosovës. Ai ka potencialin për të trazuar rajonin dhe kjo është arsyeja pse Perëndimi tregohet i butë ndaj tij.

Në fund, gazeta citon analistin amerikan, Daniel Serwer, njeriun që pati organizuar të parën dalje publike të Vuçiç në Uashington, por që tani është i zhgënjyer thellë me të.

“Vuçiç është shumë serioz në lidhje me ‘botën serbe’. Ai e kishte mundësinë që të lëvizte drejt BE-së, por zgjodhi të mos e bënte”, thotë Serwer.

Sipas tij, Vuçiç e di se reformat e nevojshme për t’u anëtarësuar në BE do e dobësojnë pozicionin e tij në pushtet, madje mund ta çojnë pas prangave, siç ndodhi me ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader.

Etiketa: shqiptarëVucic

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Arrestohen 108 persona të Ndraghetas në Itali,emri i një shqiptari…

Arrestohen 108 persona të Ndraghetas në Itali,emri i një shqiptari...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com