GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Kavaja kishte ‘Usta’ prapa, e jo Çapaçul…!

15:13 - 16/05/23
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Kavaja kishte ‘Usta’ prapa, e jo Çapaçul…!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E kur në kombin opozitar kishte rënë morti, fitili opozitar kthehet dhe ndizet sërish andej dhe nga ku vite e vite më parë kish marrë zjarr lirie: Nga Kavaja! E cila në rang kombëtar krateri I 14 majit I shpëton fytyrën opozitës së shkërdhyer aktualisht nga e djela e frikshme zgjedhore, por që mori bonuse të forta nga një përmbysje e tillë. Fitore e cila ia prishi shijen Lalit të triumfit politik mbi Edi Ramën (për një grusht votash burgu kapi Rrogozhinën) duke dështuar në suksesin linear të qarkut: Tiranë-Vorë-Kamzë-Kavajë-Rrogozhinë!

Lajmi që gëlonte në këtë post-elecetion day ishte shumë I qartë: Edhe në një situatë të tillë, sërish u fitua, nga Opozita, Brenda në makinerinë shtetërore, dhe në qepenin e madh të urisë politike të partisë në pushtet, për Kavajën. Por, ndryshe nga qarqet, apo edhe pikë-stacionet e tjera të pritshmërive të mëdha fillestare dhe fiaskove spektakolare të mëpasme, opozita këtu kishte kandidatin dhe lojtarin. Kishte produktin dhe recetën! Pra, kishte Ustain, dhe jo Çapaçulin!

Me një profil tërësisht normal mediatik dhe aspak amplifikues, Salianji dhe i mbështeturi prej tij, Qosja, morën përsipër një angazhim aspak të thjeshtë, por që në fund shijoi shumë, kur fytyrat e vrenjtura të kryetarit actual Kralji e deputetit Xhafaj u detyruan të lexojnë e pranojnë atë që qytetarët e këtij kuartieri prodhuan dhe shprehën me votë: Rrotacionin! Ata e pranuan humbjen, dhe kjo është gjithsesi një vlerë e kulturë politike, standart për ta respektuar! Gjë që në fakt, nuk e kanë bërë një pjesë e mirë e “gjeneralëve” që u thyen në mes nga skuadrilja e Rilindjes, e cila realisht I vuri para, duke qenë vetë pas.

Fisniku realisht reflektoi fisnikëri për vlerat opozitare, duke mbajtur gjallë Kavajën si një djep e shkëndijë e fortë demokracie. E cila iu rikthye “nënës” së saj. Një premtim që ardhur muaj më parë nga deputeti Ervin Salianji sërish kaloi nëpër mekanizmat masturbues e skeptikë në PD si një angazhim që do të dështonte që në start. Por që në fund, rezultoi si ampula akute e cila qetësoi shpritrat e përdhunuar të demokratëve nga vota popullore mbarëkombëtare, nën buzëqeshjen e Edi Ramës.

Kishte ditë që “Ulkjonja” electorale Veliaj që shkeli me 50 mijë herë cironkën që I kishin vënë përballë në Tiranë, shfaqej sa në një cep në tjetrin në Kavajë. Si përgjegjës politik I qarkut, Kavaja përcëllonte, dhe ishte në nivele potencialisht të forta politike si një Bashki që duhej mbajtur në mënyrë që harta e mandateve për pas 2 vitesh të ishte po njësoj. Lali kishte kohë që kishte mbaru punë me Tiranën, dhe e shikoje një herë në Rrogozhinë, e tre herë në Kavajë. Mimika për ata që e lexonin saktë I reflektonte mashtrim të situatës. Gjithkush e shikonte Veliajn që kishte braktisur qëllimin e madh opozitar të BF-së, Tiranën, dhe vraponte në Kavajë. Koha I dha të drejtë, edhe Veliajt. Nga ana tjetër, lidershipi politik opozitar me një faturë të madhe tashmë politike në kurriz, me një realitet krejt tjetër të raportit popull-opozitë-votë, e kishte instaluar inspirimin e tij elektoral, para dhe gjatë 14 majit tek ajo shpurë që ishte e vetshpallur fituese, shpartalluese për këtë rregjim, por që më pas mbeti një larvë e vogël e shtypur nga këmbët e këtij regjimi.

As Belo, as Bardhi, as Luçi, as askush nuk prodhuan dot frymën, dhe kiminë e komunikimit që ndërtoi skuadra e Kavajës. Që sërish kishte produktin dhe recetën, protagonistin dhe Ustain. Dhe të mikluar këto anekse me shumë kujdes, jashtë masturbimit politik që prodhon kryesisht ADN opozitare berishiane para zgjedhjeve, në fund buzëqeshën, dhe transferuan helmin opozitar te axhenda e Lalit. Ky I fundit, nuk e diskutonte Tiranën në asnjë moment, por mbrëmë do deshte shumë që pas Rrogozhinës, për një grusht vota, të recitonte urimin edhe për Kavajën. Por, axhanset I kishte marrë ndryshe, që në fillim të së hënës. Salianji atje si drejtues politik dhe kurator intensiv I fushatës së kryetarit të sapozgjedhur Fisnik Qosja përcolli dhe transmetoi në një mënyrë apo tjetër që: Edhe në këtë situatë, edhe me prezencën e Ramës e Veliajt, mund të bësh sërish gol. Dhe goli ishte I madh. Saliu e Likja kishin marrë shumë gola deri dje pasdite, por ky I ardhur nga Kavaja në portën e ….Veliajt ishte jo pak pezant.

Kavaja kishte Ustain, edhe figurën, edhe ekipin, por I mungongte mbase e vetmja gjë: Hapja bythësh…sic rëndom shqiptarët e panë e dëgjuan në jo pak qarqe, dhe më pas me buzëqeshje, mesazh dhe shumë dashuri e konvertuan në votë!

Etiketa: capaculKavajaUsta

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
CIA u kërkon rusëve të ‘spiunojnë’ kundër Kremlinit dhe Putinit

CIA u kërkon rusëve të ‘spiunojnë’ kundër Kremlinit dhe Putinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com