GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Real Madrid kërkon finalen, por duhet kaluar rivali i përjetshëm

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Real Madrid kërkon finalen, por duhet kaluar rivali i përjetshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Real Madridi do të luajë këtë të mërkurë, në orën 21:00 atë që mund të jetë ndeshja e dytë më e rëndësishme e sezonit, ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League kundër Manchester Cityt. Fakti që nuk është në vendin e parë për nga rëndësia, është se logjikisht çdo lojtar i Real Madridit pret që ajo ndeshje e vitit të jetë finalja e madhe, përplasja vendimtare për trofeun e Champions në Stamboll.

Skuadra e Ancelottit pati ndjesi më të mira se sa rezultati në ndeshjen e parë. Ai 1-1 në Bernabeu erdhi për të treguar se Madridi jo vetëm që mund të konkurrojë ballë për ballë me këtë City miliarder, por gjithashtu mund të jetë më i mirë në lojën e futbollit. Në Chamartín ishte, por nuk mori çmimin e merituar.

Natyrisht, për të bardhët do të ishte më mirë ta luanin ndeshjen në shtëpi, por skuadra nuk ka respekt më shumë se duhet për Etihadin, Haaland apo Guardiolën. Për më tepër, nëse do të kishim një matës të rrahjeve të zemrës para televizorit me rrahjet e zemrës së norvegjezit, katalanasit, Kroos apo Modric, me siguri këta dy të fundit, ata të Madridit, do të ishin me shpejtësi më të ulëta, më të qetë. Dhe ky është një avantazh.

Është evidente se nëse flasim për eksperiencë në ndeshje të këtij lloji, Real Madrid ka një avantazh kolosal ndaj Cityt. Gjithashtu, këtë avantazh, e ka në krahasim me çdo klub tjetër në Evropë.

Të jesh në gjendje të luash në gjysmëfinale ose në finalet e mëdha të ndeshjeve të Champions League sikur je duke luajtur në oborrin e shtëpisë është diçka që e disponojnë vetëm lojtarët si ata të klubit mbretëror.

As ambienti dhe as konkurrenca nuk i trembin dhe kjo e ka inatosur më shumë Guardiolan, sepse ai e di që “Los Blancos”, veçanërisht në Evropë, janë në gjendje të bëjnë atë që Di Caprio dështoi pas fundosjes së Titanikut, të mbijetonte.

 

Surprizë nga Ancelotti në minutat e fundit?

Tani mbetet për t’u parë se çfarë loje do të bëjë Ancelotti në Mançester. Dukej se Rudiger do të ishte një titullar i rregullt dhe, në befasi, Ancelotti ndryshoi mendim dje, duke pretenduar një konfuzion në përgjigje, e vërtetë apo mashtrim? Vetëm Carlo e di.

E sigurt është që Madridi nuk është i detyruar të bëjë asgjë që në fillim, as goli i pësuar në shtëpi nuk e penalizon (ai rregulli i golit me vlerë të dyfishtë jashtë shtëpisë nuk ekziston më), as nuk ka nevojë të bëjë rrëmujë duke kërkuar golin me çdo kusht.

Për më tepër, plani i Carlettos është të përballojë goditjen e parë të rivalit dhe më pas ta anestezojë atë me një ‘goditje’, sigurisht në formën e një kundërsulmi. E mira e rekordmenëve të Europës është se, në këtë kompeticion, është e vështirë t’i eliminosh, sepse janë unikë.

Rruga drejt titullit të pesëmbëdhjetë të Champions League është vetëm dy ndalesa larg. Etihad Stadiumi mund të jetë i parafundit. Sonte, Real Madrid kërkon të rishkruajë historinë.

 

RRESHTIMET E MUNDSHME

Manchester City: Ederson; Walker, Days, Stones, Akanji; Rodri, De Bruyne, Gundogan; Bernardo Silva, Grealish dhe Haaland

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga, Kroos, Modric, Valverde, Rodrygo ose Rudiger, Benzema dhe Vinicius

Arbitri: Szymon Marciniak

Etiketa: Manchester City-Real MadridSport

Lajme të lidhura

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26
“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26
Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26
Para
“Bashkë Fitojmë” marrin Libohovën dhe Memaliajn

Nuk votuan për askënd! 12 mijë vota të pavlefshme në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com