GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Humbi zgjedhjet, por Bardh Spahia ia bën këshilltares së tij dhuratën e fundit, 100 mln lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sepse faktet po na tregojnë që ky tender i ishte paracaktuar për vartësen e Spahisë.

Sepse faktet po na tregojnë që ky tender i ishte paracaktuar për vartësen e Spahisë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bardh Spahia humbi në zgjedhjet e 14 majit përballë kandidatit të PS, Benet Beci, por ca ndere i bëri para se të ikte! Kryebashkiaku demokrat nuk ka ngurruar të bëjë lëvizjet e fundit para se të dorëzojë postin. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve ai ka firmosur dy kontrata me objekt “Shërbime riparimi dhe mirëmbajtje të shtresave asfaltike dhe punime mbrojtëse të rritjes së sigurisë rrugore në Njësitë Administrative”, të ndarë në dy lote.

Për lotin e parë është lënë në dispozicion fondi me vlerën 38 milionë lekë. Në këtë tender kanë paraqitur oferta 3 kompani. Por, siç duket në dokumente, dy prej firmave janë skualifikuar në garë dhe Spahia ka lënë të vlefshme vetëm ofertën e firmës ALB – KONSTRUKSION” sh.p.k., në pronësi të biznesmenëve Ejell Radohina dhe Naim Fatkoja.

Oferta e kësaj firmë ka qenë më e shtrenjtë se dy të tjerat, por Spahia e ka neglizhuar këtë rregull dhe pa garë fare ka firmosur kontratën. Në rastet kur në garë mbetet e vlefshme vetëm një ofertë, gara duhet të anulohet, por Spahia nxitonte se i mbaronte mandati.

Ky vendim nuk është surprizë. Nuk kishte si të ndodhte, sepse biznesmeni Radohina kishte një mikë të fortë brenda bashkisë. Ejell Radohina është babai i një këshilltareje të Bashkisë Shkodër. Konkretisht këshilltarja Griselda Radohina është vajza e Ejell dhe e Fundime Radohinës. Dhe kjo nuk është hera e parë që Radohina përfiton tenderë pa garë nga kjo bashki, duke qenë se rrugën ia hap lehtë vajza e tij.

Ky fakt është denoncuar edhe më herët nga Gijotina.com. Por, duke qenë se nga institucionet përgjegjëse nuk u morën masa. Spahia dhe Radohina kanë vazhduar aferat për punë elektorale. Nga ku futën në xhep 38 milionë lekë.

Afera e tjetër

Në të njëjtën ditë, Spahia ka firmosur edhe tenderin për lotin e 2 të këtij projekti. Për pjesën tjetër të rrugëve që vetëm të rikonstruktohen, se askush nuk ka ndërmend t’i asfaltojë, Bashkia Shkodër kishte planifikuar të shpenzonte 65 milionë lekë. Kështu, paratë janë lëvruar dhe i janë hedhur sërish në arkë Ejell Radohinës. Por, këtë herë ai ka bashkëpunuar me një tjetër mik të fortë.

Sikur shihet në dokumentet e tenderit janë paraqitur dy oferta, njëra nga bashkimi i operatorëve “ALB-KONSTRUKSION” sh.p.k.& “KARL GEGA KONSTRUKSION”NUIS dhe oferta tjerët nga bashkimi i operatorëve “ ROZAFA 94”sh.p.k.&”Rroku GUEST”sh.p.k. Oferta e këtyre të fundit është skualifikuar automatikisht pa iu dhënë një arsyetim i qartë.

Sepse faktet po na tregojnë që ky tender i ishte paracaktuar për vartësen e Spahisë.

Kështu fitues u shpallën “ALB-KONSTRUKSION” sh.p.k.& “KARL GEGA KONSTRUKSION”, sërish pa garë dhe tenderi ka marrë “Flamurin e kuq” nga monitoruese Open Data.

Këto dy kompani bashkëpunojnë shpesh herë për projekte të ndryshme, pasi kanë miqësi në të gjitha institucionet. Firma “KARL GEGA KONSTRUKSION”, është në pronësi të  Luan Koplikut – 25%, Shkëlqim Rakipajt – 25%, Hartjan Sallakut – 25% dhe  Hasan Hafizit – 25%. Ky i fundit është kushëriri i Arben Krajës, ish-drejtuesi i SPAK. Hafizi ka miq edhe më të fortë. Ai është edhe burri i ish-deputetes “rilindëse” Mimoza Hafizi.

Paska qenë e fortë goditja e fundit e Spahisë. Por sigurisht këta bashkëpunëtorë në afera nuk arritën t’i siguronin votat e nevojshme. Gjithsesi, paratë e qytetarëve shkodran i vodhën deri në qindarkën e fundit!

Lexo edhe: Spahia u jep 350 milionë lekë pa garë babait të këshilltares dhe kushëririt të Arben Krajës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBardh Spahiaejel radohinahazifiOpen Datapa garetendertndera

Lajme të lidhura

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”
Breaking Views

Shkodra s’ka ujë, Besmir Lesha hedh 2.8 MLD lekë për panele diellore/ Ded Malutaj merr tenderin, Rama i firmosi resort tek “Rana e Hedhun”

21:18 - 27/07/26
Para
Plagoset me armë ish-kreu i PD-së në Peqin, në kërkim autori

Plagoset me armë ish-kreu i PD-së në Peqin, në kërkim autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26

Dashi Ngadalësoni dhe mbani një qasje më të rezervuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që përfshijnë dashurinë dhe bukurinë....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com