GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dialogu Kosovë-Serbi, Menendez: Të mos ushtrojmë trysni ndaj Kosovës

07:58 - 20/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi, Menendez: Të mos ushtrojmë trysni ndaj Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qendër të seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të mbajtur ditën e enjte, në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ishte edhe tema e dialogut Kosovë-Serbi.

Në raportimet e tyre, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar folën mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, shkruan Zëri i Amerikës.

Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas seancës, kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Senatori Bob Menendez tha se nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës, ndërsa shprehu shqetësimin se Asociacioni mund të krijojë paqëndrueshmëri.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, Bob Menendez, thotë se thelbi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor është një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë e drejtë për të dyja palët.

“Duket qartë se kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të shqetësuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e botës dhe Evropës. Historia na tregon se atje konfliktet mund të ndizen me shpejtësi. Është e rëndësishme të bëjmë atë që duhet dhe të sigurohemi që të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj vendeve si Kosova, për shkak të dëshirës tonë për të parë një zgjidhje përfundimtare. Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë”, thotë Senatori.

Duke iu referuar ndikimit në Bosnje dhe Hercegovinë të së ashtuquajturës “Republika Serbe”, zoti Menendez kritikoi trysninë e shtuar ndaj Kosovës për krjimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, megjithë shqetësimin që ai mund të bjerë ndesh me Kushtetutën e vendit.

“Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është asociacioni i komunave serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kalurën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri”, thotë zoti Menendez për Zërin e Amerikës.

Ai i bëri këto komente pas seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.

Në këtë seancë, raportoi Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të dy thanë se Ballkani Perëndimor është përparësi për administratën e Presidentit Joe Biden.

Zoti Chollet tha se marrëveshja e Ohrit, e arritur më 15 maj midis Kosovës dhe Serbisë, përcakton rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Kjo marrëveshje mund të sjellë shumë përfitime për Kosovën dhe Serbinë. Është një përparim i rëndësishëm në tejkalimin e një cikli krizash që e ka karakterizuar marrëdhënien midis këtyre dy vendeve për shumë kohë. Por është shumë e brishtë. Duhet punë dhe guxim politik. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi që palët të përmbushin zotimet e tyre”, tha zoti Chollet.

Por sipas tij, sfida kryesore është zbatimi i marrëveshjes.

“Për fat të keq, nuk po shohim shumë zbatim të marrëveshjes nga asnjëra palë.// Prandaj jemi të angazhuar në një diplomaci intensive që të nxisim të dyja vendet të përmbushin marrëveshjen”, tha zoti Chollet.

Beogradi akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve, me refuzimin e saj për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për shkelje të marrëveshjes së Ohrit, për shkak të qëndrimeve të saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë.

“Qëndrimi ynë është se asociacioni është një detyrim ekzistues ligjor në kuadër të marrëveshjes së Brukselit. Por, ne vazhdimisht i kemi thënë Kosovës se do ta ndihmojmë në formësimin e tij sipas një modeli evropian, që nuk shkel sovranitetin, strukturën kushtetuese dhe funlsionalitetin e saj”, tha zoti Escobar.

Ai shtoi se krijimi i një asociacioni sipas këtyre modeleve nuk e lejon një vend fqinj që të pengojë kushtetutshmërinë ose strukurën ligjore të një vendi tjetër.

“Ajo që duam të shohim, është përdorimi i asociacionit për të penguar atë që Serbia po bën në veri të Kosovës, duke e futur atë nën strukturën dhe ligjet e Kosovës. Nuk e shoh këtë si një lëshim për Serbinë. Unë e shoh këtë si një mënyrë që Kosova të jetë në shërbim të qytetarëve që jetojnë në të”, tha zoti Escobar.

Megjithatë as zoti Chollet, as zoti Escobar nuk thanë konkretisht se si do të garantohet kjo përputhje me Kushtetutën.

Ndërsa udhëheqësit e Kosovës kanë thënë se kërkesat që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë parakusht për zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dëmtojnë procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, zyrtarët e lartë amerikanë veçuan pikërisht këtë çështje, edhe në kuadrin e përmirësimit të shanseve për njohjen nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe afrimin me BE-në.

Në seancë, ligjvënësit dhe zyrtarët e lartë shprehën shqetësimin për gjendjen në Bosnjë, rikonfirmuan mbështetjen për anëtarësim të shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, si edhe vlerësuan hapat e Malit të Zi drejt Evropës.

 

Etiketa: Bob Menendezsenati SHBA

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Para
A ka ende ndjenja për Amosin? Dea Mishel tregon për marrëdhënien e tyre

A ka ende ndjenja për Amosin? Dea Mishel tregon për marrëdhënien e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com