GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako denoncohet në KPP, zhduken kazanët e blerë vjet, 300 milionë lekë për koshat e plehrave

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Sako denoncohet në KPP, zhduken kazanët e blerë vjet, 300 milionë lekë për koshat e plehrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emiriana Sako blen çdo vit miliona lekë kosha mbeturinash dhe sërish Durrësi është i mbuluar nga plehra, sidomos gjatë stinës së verës. Kjo situatë nuk jep as siguri për shëndetin e qytetarëve, as mbështetje për industrinë turistike.

Gjithçka ndodh për shkak të keqmenaxhimit, jo se ka mungesë financimi. Sikur do të tregojmë më poshtë shpenzohen shumë fonde për pastrimin e Durrësit.

Këtë vit Sako ka parashikuar që vetëm për disa kontejnerë të shpenzojë 300 milionë lekë. Tenderi është hapur më datë 6 shkurt 2023 të këtij viti, por nuk është shpallur ende një fitues. Më fund, pas një denoncimi tenderi i Sakos ka përfunduar në KPP.

Konkretisht më datë 19 maj 2023 është depozituar ankesa në Komisionin e Prokurimeve Publike nga  firma “POwER INDUSTRIES”.

Për të mbajtur të fshehtë shkeljet që ka bërë Sako në këtë tender, duke qenë se abuzimet nga ajo janë të shumta, KPP nuk e ka publikuar dokumentin e ankesës. Pra nuk mund të nxjerrim se për çfarë konkretisht ankohet firma në fjalë.

Por, duke marrë shkas nga tenderët e mëparshëm për këtë objekt është e qartë që Sako ka shkelur rregullat kryesore për të favorizuar ndonjë firmë të miqve me ofertë më të shtrenjtë.

Kujtojmë se një vit më parë, Bashkia Durrës bleu 290 milionë lekë kosha mbeturinash. Me sa shohim për këtë vit Sako ka ndryshuar vetëm vlerën e fondit limit, duke e rritur atë. Por, nuk ka ndryshuar rrugën anti ligjore me të cilën zhvillon prokurimet.

Sipas dokumenteve, tenderi në fjalë ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania. Sepse bashkia ka vendosur fituesin pa zhvilluar një garë sipas rregullave. Sako ka përjashtuar 5 firmat e tjera dhe ua ka bërë dhuratë 290 milionë lekë bashkimit të operatorëve “LUAR Bros” & “START CO”.

Paratë ikën ndërsa koshat nuk dihet, nëse u blenë. Ka vend për dyshime, për aq kohë sa Sako këtë vit po bën sërish shpenzim për këto mjete.

Lexo edhe: Denoncim në KPP/ Sako firmosi 400 mijë euro në tre tenderë me falsifikime dhe pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 300 milione lekeabuzimankeseBashkia DurresEmirina SakokontejenereKPPtender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Beleri mbetet në burg, avokatët paralajmërojnë hapin e rradhës

Beleri mbetet në burg, avokatët paralajmërojnë hapin e rradhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com