GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i denoncuar, Armela e AMA-s blen përsëri mobile për zyrën

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi i denoncuar, Armela e AMA-s blen përsëri mobile për zyrën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëdhënësja e kryeministrit Rama, Armela Krasniqi, tani drejtoreshë e AMA-s nuk i ndal abuzimet me fondet e  këtij institucioni. Në mars të këtij viti Armelës iu denoncuan 2 tenderë në KPP. Një prej tyre kishte vlerë 35 milionë lekë me objekt “blerje mobiliesh”, ku përfshihen karrige, tavolina, kolltukë dhe varëse rrobash për zyrën e saj.

“Muça” SHPK është firma që ka denoncuar këtë tender në KPP, ku pretendonte se AMA nuk ka bërë vlerësimin e ofertave sipas operatorëve. Kuptohet se Armela e ka e  kishte paracaktuar që në fillim fituesin.  Ankimuesi shprehet se AMA e ka skualifikuar nga gara për faktin se nuk ka dorëzuar listën e deklarimit për punonjësit e muajit janar të vitit 2023.

 

Kur në fakt deklarimi i fundit është bërë në dhjetor të vitit 2022.

Më tutje, ankimuesi shprehet se edhe firmat e tjera nuk kanë bërë një deklaratë të tillë. Por janë kualifikuar për në fazën e dytë të tenderit.

Pas këtij denoncimi nuk u mor asnjë masë. Ndërsa AMA heshti për ca kohë sa skandali të shuhej dhe tani e ka risjellë sërish këtë kontratë abuzive.

Tenderi është publikuar në buletinin e datë 22 të APP, me numër reference REF-69308-05-15-2023 dhe objekt “Blerje mobilie dhe orendi zyre”. Edhe në këtë rast Armela e Ramës kërkon të shpenzojë 35 milionë lekë.

Madje për këtë tender punët janë marrë me nxitim, pasi afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është 29 maji.

Pra vetëm një javë kohë kanë operatorët të përgatisin ofertën me të gjitha kriteret, në fakt 5 ditë kohë se dy ditë janë pushim.

Këto veprime të nxituara dhe ky rikthim tenderi nën hundën e KPP na tregon edhe njëherë që AMA e ka paracaktuar fituesin dhe procedurat po bëhen fiktive.

Me këto aferat e saj Marsela arriti të kalojë nga zëdhënëse e shefit, tek drejtoreshë e ATSH dhe tani në krye të AMA-së. Me siguri po i konfirmon Ramës që është më e zonja në shpërdorimin e fondeve dhe pret ta kalojë në ndonjë institucion edhe më të rëndësishëm.

Lexo edhe:Armela e AMA-s, miliona lekë për ekrane dhe mobilie, denoncohet në KPP

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Armela KrasniqiDenoncimmobilietender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
U pushua pasi e bëri baltë në Mestalla, ja kush do arbitrojë Betis-Getafe

U pushua pasi e bëri baltë në Mestalla, ja kush do arbitrojë Betis-Getafe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)
Breaking Views

Dramë në Mynih mes Bayernit dhe Arsenalit, sfilatë golash në “Bernabéu” dhe befasia në Lisbonë (Rezultatet)

23:18 - 21/10/26

Mbrëmja e së martës në UEFA Champions League ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm futbolli, ku nuk munguan golat e...

Lexo më shumë
ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome

23:10 - 21/10/26
Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com