GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Doni një jetë të mirë në SHBA? Bëhu elektricist

13:46 - 27/05/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Doni një jetë të mirë në SHBA? Bëhu elektricist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse po planifikoni të zhvendoseni në SHBA bëni fillimisht një kurs për elektriçist se do ju duhet!

Në SHBA ky është një sektor që përballet me mungesë masive të fuqisë punëtore. Sipas Rewiring America, një organizatë jofitimprurëse elektrifikimi, Shtetet e Bashkuara do të kenë nevojë për një milion elektriçistë më shumë për të bërë përditësime si instalimi i paneleve diellore, pompave të nxehtësisë dhe stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike, për të ndihmuar vendin të përmbushë objektivin e tij për të arritur 100%  minimizimin e ndotjes nga karboni dhe energji elektrike falas deri në vitin 2035-ën.

Gazetari Bill McKibben në një intervistë me New York Times tha: Nëse njihni një të ri që dëshiron të bëjë diçka që do të ndihmojë botën dhe dëshiron të bëjë një jetë të mirë në të njëjtën kohë, thuaji shko bëhu elektricist.

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës, në vitin 2021, paga mesatare vjetore e një elektriçisti në SHBA ishte pak më shumë se 60,000 dollarë (48,000 £ / 55,000 €), krahasuar me rreth 45,000 dollarë (36,000 £ / 41,000 €) që e kanë profesionet e tjera.  Por nëse ke titullin mjeshtër paga është gjashtë shifrore.

“Do të ketë mesatarisht 80,000 vende pune për elektriçistë çdo vit përgjatë dekadës së ardhshme vetëm për të zëvendësuar punëtorët që ose dalin në pension ose kalojnë në një punë tjetër,” thotë Sam Calisch, kreu i kërkimit në Rewiring America.

Kjo ndodh e gjitha përpara “Aktit të Reduktimit të Inflacionit”, projektligj i nënshkruar nga presidenti i SHBA Joe Biden, i cili pritet të rrisë kërkesën për elektriçistë duke krijuar stimuj për amerikanët që të elektrizojnë shtëpitë e tyre dhe të blejnë automjete elektrike.

Administrata e Biden gjithashtu  po përpiqet për të futur më shumë gra në profesione të ndryshme përfshirë edhe atë të elektricistit. Në nëntor 2022, u njoftuan planet për të dyfishuar numrin e grave që punojnë në industrinë e ndërtimit gjatë 10 viteve të ardhshme.

Etiketa: elektricistSHBA

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Përmbytje në Spanjë, mbyllen aeroportet dhe udhëtimet me tren

Përmbytje në Spanjë, mbyllen aeroportet dhe udhëtimet me tren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com