GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës akuzon Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”

22:15 - 29/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Qeveria e Kosovës akuzon Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka akuzuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste” në veri të vendit, prej ku u plagosën dhjetëra pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjatë përleshjeve me protestuesit në komunën veriore të Zveçanit.

“Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-Kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”, tha qeveria përmes një komunikate për media pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qeveria tha se në këtë takim me ambasadorët u diskutua për situatën në veri të vendit, si dhe u pajtua që me ta të vazhdohet të mbahet komunikim i dendur gjatë orëve dhe ditëve në vijim, shkruan REL.

“Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it, dhe pjesëtarëve të medieve”, thuhet në komunikatë.

Sipas qeverisë, në këtë takim kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për shtensionimin e situates, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi.

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Nisin negociatat/ SHBA dhe Mali i Zi marrëveshje dypalëshe tregtare
Aktualitet

Nisin negociatat/ SHBA dhe Mali i Zi marrëveshje dypalëshe tregtare

15:45 - 10/12/25
Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE
Aktualitet

Analiza e REL: Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

14:45 - 10/12/25
Zbardhet aktakuza e Prokurorisë: Koloneli i ushtrisë serbe i vuri eksploziv ujësjellësit Ibër Lepenicë
Breaking Views

Zbardhet aktakuza e Prokurorisë: Koloneli i ushtrisë serbe i vuri eksploziv ujësjellësit Ibër Lepenicë

16:25 - 09/12/25
Para
Zgjedhjet – Akuzat e opozitës për manipulim, Rama i mohon

Dhuna në veri të Kosovës, Rama: Lëndohet Kosova, përgjegjësia është e dhunuesve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Shkodër-Hani i Hotit, shoferi nga Sllovenia përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër-Hani i Hotit, shoferi nga Sllovenia përplas këmbësoren

18:02 - 10/12/25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Malësi të Madhe. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i...

Lexo më shumë
Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie

Adoleshentët australian pa rrjete sociale/ Kryeministri Albanese: Një moment krenarie

17:59 - 10/12/25
Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën

Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën

17:46 - 10/12/25
Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën”

Botërori 2026, çmimet e hoteleve do të kapin “stratosferën”

17:45 - 10/12/25
SPAK pushon hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

SPAK pushon hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

17:35 - 10/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com