GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tanke, mjete të blinduara dhe ushtarë/ Ja si janë rreshtuar forcat serbe në kufi me Kosovën

18:03 - 31/05/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tanke, mjete të blinduara dhe ushtarë/ Ja si janë rreshtuar forcat serbe në kufi me Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtarë, tanke dhe mjete të rënda luftarake, të grumbulluar të gjithë në një bazë ushtarake në veri të Kosovës. Ky është mesazhi që prej disa ditësh Beogradi u ka dërguar autoriteteve në Prishtinë, por edhe ndërkombëtarëve.

Gjatë vizitës në bazë këtë të mërkurë, ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç, tha që, nëse qoftë edhe një serb vritet në Kosovë, atëherë do të ketë luftë.

Në bazën e Rashkës, trupat u rreshtuan para ministrit dhe komandantëve serbë, ndërsa demonstruan edhe gatishmërinë luftarake me tanke.

“Ushtria është e gatshme për të kryer çdo detyrë dhe Serbia i ka përcaktuar politikisht se cilat janë vijat e kuqe që kanë të bëjnë me një situatë ku kërcënohen interesat më vitale kombëtare dhe shtetërore.

Fjala është për skenarë ku, Zoti na ruajt, dikush vret serbët, pra fillon likuidimi fizik i popullit tonë nga policia e Kosovës, dëbimi i serbëve, masakra, gjithçka që na ka ndodhur 20 apo 30 vjet më parë. Ato situata do të ishin vërtet jo vetëm alarm i kuq, por edhe momenti kur Serbia nisë të veprojë”, tha ministri serb.

Disa kilometra më në jug, forcat e KFOR-it vendosën tela me gjemba rreth godinave të komunave në veri të Kosovës, në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërkohë që pritet mbërritja e 700 trupave shtesë për të shtuar sigurinë në rajon, që do ta çojë në 4700 numrin e ushtarëve të pranishëm në Kosovë.

Por kjo nuk i ka penguar qytetarët serbë në komunat veriore të Kosovës të vijojnë protesta kundër kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Megjithatë situata në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok rezulton të jetë me e qetë. Qytetarët e  mbledhur para godinave në Zveçan thonë se do të protestojnë çdo ditë derisa kërkesat t’u plotësohen. Ata ngritën një flamur të madh serb, dhe theksuan qëllimin për të manifestuar në mënyrë paqësore nëse nuk do të provokohen.

Serbët kërkojnë tërheqjen e policisë se Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë nga objektet e komunës. Ish- kryetari i komunës së Zveçanit Dragisha Milloviç, tha se në mesin e protestuesve serbë “nuk ka struktura të organizuara, banda të organizuara kriminale, apo pjesëtarë te të ashtuquajturit grupi Ëagner, siç pretendon Prishtina”. Edhe në Leposaviç, ku raportohet të jenë grumbulluar një numër i konsiderueshëm protestuesish, situata vlerësohet e qetë.

Etiketa: KosovaSerbiaushtria

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
“Të kujtohet kur erdha në Lion…”/ Zbulohet biseda e plotë e Perez me Benzema për ta bindur që të qëndrojë

“Të kujtohet kur erdha në Lion...”/ Zbulohet biseda e plotë e Perez me Benzema për ta bindur që të qëndrojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com