GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, avokati i Kokës ngre pikëpyetje për pretencën e SPAK

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Inceneratori i Elbasanit, avokati i Kokës ngre pikëpyetje për pretencën e SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i pandehur në dosjen e inceneratorit të Elbasanit, ishte i gatshëm të bënte mbrojtjen e tij para Gjykatës së Posaçme.

Argumentet e tij kundër kërkesës së SPAK për ta dënuar me2 vjet e 8 muaj burg për “shpërdorimit të detyrës” duket se i kishte edhe me shkrim, por nuk mundi t’i prezantojë.

Seanca u ndërpre për shkak se dy nga të pandehurit në proces nuk i kishin të pranishëm. Gjykata nuk pranoi as kërkesën e avokatit të Bllakos, për të caktuar dy avokatë kryesisht, me qëllim vijimin e seancës dhe paraqitjen e mbrojtjes së klientit të tij.

Para mbylljes së seancës, në mungesë të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, avokati i tij pretendoi se në pretencën e SPAK, ku u kërkua një dënim me 6 vjet e 8 muaj burg për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” e “pastrim parash” për ish-ministrin kishte paqartësi.

Sipas avokatit Tritan Hamitaj, SPAK nuk përcaktonte se kur ka ndodhur akti korruptiv i pretenduar për ish-zyrtarin e lartë. Avokati këmbënguli se vlera e pasurive që SPAK kërkon t’u konfiskohen Lefter Kokës është shumë me e madhe se vlera prej 3 milionë euro e konsideruar si ryshfet i marrë prej tij për inceneratorin e Elbasanit.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes u caktua në 8 qershor.

Në pretencë SPAK kërkoi fajësi për gjithë të pandehurit, ndërsa dënimi më i rëndë me 6 vjet e 8 muaj burg u kërkua për Lefter Kokën dhe biznesmenët në kërkim Mirel Mërtiri e Klodian Zoto. /A2cnn/

Etiketa: avokatinceneratorSpak

Lajme të lidhura

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës
Aktualitet

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët
Aktualitet

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Para
UEFA po konsideron përjashtimin e…

UEFA mund të dënojë klubin e njohur me përjashtim nga kompeticionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës
Aktualitet

Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00: Stop dhunës

07:57 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka njoftuar organizimin e një marshimi solidariteti në mbështetje të studentëve, pas dhunës së ushtruar...

Lexo më shumë
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Tetor 2026

07:36 - 20/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi motit për sot, 20 Tetor 2026

07:35 - 20/10/26
Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com