GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“E vrava që të mos vuante, e godita në qafë”, dëshmia e 30-vjeçarit që vrau të fejuarën shtatzënë

16:19 - 02/06/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“E vrava që të mos vuante, e godita në qafë”, dëshmia e 30-vjeçarit që vrau të fejuarën shtatzënë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të rënda janë zbardhur lidhur me vrasjen e Giulia Tramontano-s, 29-vjeçares, e cila ishte në muajin e 7 të shtatzënisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës së shkuar në Milano të Italisë, por u zbulua vetëm një ditë më parë.

Giulia u vra nga i fejuari i saj, 30-vjeçari Alessandro Impagnatiello, pasi e reja kishte zbuluar se ai e tradhtonte.

Alessandro, barist në një nga lokalet më në zë të Milanos e pranoi krimin dhe tregoi edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se 30-vjeçari e vrau partneren e tij mbrëmjen e së shtunës, në shtëpinë ku jetonin në Senago. E goditi atë me thikë dhe më pas inskenoi zhdukjen që e denoncoi një ditë më pas.

Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, gënjeshtrat e tij morën fund dhe pranoi krimin makabër. Pikërisht në atë kohë, u shuan dhe shpresat për gjetjen gjallë të Giulias, trupi i së cilës u gjet në një ndërtesë të braktisur.

Për ditë me radhë autoritetet kërkonin për gjetjen e 29-vjeçares, që u zhduk pa gjurmë, një ngjarje që mbajti nën ankth jo vetëm familjarët e saj, por edhe mbarë opinionin publik në Itali.

Në rrëfimin e tij, Alessandro tha se kishte tentuar disa herë ta digjte trupin e Giulia-s, pasi e kishte mbajtur fillimisht në garazh e më pas në valixhe, për 3 ditë radhazi. Valixhen e braktisi më pas në rrethinat e Senago, aty ku u gjet pas rrëfimit të tij.

Të gjithë krimin e kreu i vetëm, por para hetuesve nuk pranoi se këtë e kishte bërë me paramendim.

Megjithatë për hetuesit kjo nuk është e vërtetë. Në mesin e elementëve që ata besojnë se vrasjen e ka kryer me paramendim janë edhe kërkimet që ka bërë në internet, rreth orës 19:00 të së shtunës për djegie.

Ai po ashtu mësohet se ka pretenduar para hetuesve se gjatë sherrit me 29-vjeçaren, kur kjo e fundit ishte rikthyer në shtëpi pasi kishte zbuluar tradhtinë e tij me një vajzë që po ashtu kishte mbetur shtatzënë, por e kishte abortuar fëmijën, Giulia kishte tentuar të vetëvritej. “E vrava që të mos vuante”, mësohet të jetë shprehur ai.

“Teksa vinte drejt meje me thikën që po përdorte për të prerë domatet, nisi të priste veten në krahë, më thoshte që nuk donte më të jetonte. Kishte bërë disa prerje në qafë dhe kur iu afrova, në mënyrë që të mos vuante i bëra tre ose katër goditje të tjera në afërsi të qafës që të mos vuante.

Thika ra në tokë, përpara divanit. Ajo ra përtokë dhe unë i thoja se gjithçka kishte mbaruar dhe se duhet të pushonte”, mësohet të ketë thënë para hetuesve italianë 30-vjeçari.

Etiketa: e fejuarItalikrimiVrasje

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
Tifozët mbështesin trajnerit pas dënimit me 2 takime

UEFA ‘hakmerret’ ndaj Mou, nis hetim për sjelljen e tij pas finales

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26

Drejtuesja politike e PS për Tiranë, Ogerta Manastirliu, gjatë një takimi në asamblenë e Partisë Socialiste për njësinë nr. 3...

Lexo më shumë
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com