GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj: Basha simbol i humbjeve, rrethohet nga halabakë që kërcënojnë deputetë e gazetarë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati në Kuvend, Gjekmarkaj-Braçes: Pusho more derrkuc
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Portreti i vërtetë i Lulzim Bashës nuk është ai që shfaqet duke qeshur, por përfaqësohet nga ata që kërcënuan gazetarët dhe deputetët. Kështu shprehet deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, duke komentuar incidentet e ndodhura gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së së vulës, ku një grup militantësh, të identifikuar si mbështetës të Lulzim Bashës, kanë sharë, fyer e kërcënuar një grup deputetësh dhe përfaqësuesit e mediave.

Në një intervistë për Panorama Tv, Gjekmarkaj u shpreh se Basha është simbol i humbjeve në PD.

“Më duket vërtetë një gjë shumë e trishtë. Më ngjan sikur kuvendi i Kosovës në vitin 1990 që votonte për heqjen e autonomisë dhe jashtë ishte e rrethuar me trupat serbe. Si ka mundësi pas 32 vitesh demokraci politika të degjenerojë në të tilla skena.

E them në një habi të plotë sepse nuk e mendoja kurrë se mund të shkohej deri aty që të fyheshin deputetët dhe gazetarët nga mbështetësit e atij që pretendon të sjellë politikën e re. Është modeli i diçkaje që duhet ta lëmë pas. Ky është portreti i vërtetë i Lulzim Bashës të cilin ne e kemi mbështetur. Është koha t’i kërkojmë falje shqiptarëve për çdo fjalë të mirë që kemi thënë për të. Unë ende e kam të vështirë të besoj që kemi arritur në këtë pikë.

Dhamë një shfaqje të turpshme. Kjo qenka fytyra e vërtetë e zotit Basha, jo ajo që qesh. Por rrethohet nga halabakë. Dhe tani i përdor si kamxhikë ndaj deputetëve dhe njerëzve që mendojnë ndryshe. Vendimi i asaj kryesie është nul. Nuk vlen asgjë. Vendimet e saj nuk kanë ndonjë vlerë shumë të madhe. Unë jam i distancuar nga dy grupet e Partisë Demokratike. Por ky grup i vulës mund të bënte një shërbim që të pengonte”, u shpreh ai.

Megjithatë ai theksoi se Berisha dhe Basha nuk mund ta bashkojnë PD-në, pavarësisht se ish kryeministri është i fuqishëm edhe mund të konsiderohet një makinë elektorale që mbledh shumë vota pas vetes, por jo mjaftueshëm sa për të sjellë PD në pushtet.

“PD ka nevojë për një reflektim dhe zëra të arsyeshëm me vullnetin që të krijohen kushte për ta çuar partinë drejt një kongresin pajtimi. Unë e kam këtë bindje që qoftë Berisha apo Basha nuk janë më ata që e bashkojnë PD. Pavarësisht se Berisha është i fuqishëm edhe është një makinë elektorale. Ka shumë vota nga pas por jo mjaftueshëm për të çuar PD drejt fitores. Në qoftë se këta dy emra nuk mbesin te e kaluara do jetë vetë PD që  do të jetë një kujtim i të kaluarës.

Do kemi një grup mesatar të drejtuar nga Sali Berisha dhe një grup shumë të vogël, të marrë me forcë nga zoti Basha. Nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka një opozitë të vërtetë vendi. Basha nuk ka asnjë moral dhe asnjë etikë për t’u kthyer. Është simbol i humbjeve të Partisë Demokratike. Ai pati një PD të madhe dhe të bashkuar. Tani falë edhe kontributit të tij kemi një PD të përçarë. Shpresoj t’i ketë mbetur një fije arsyeje që të kthehet dhe të mos i çojë drejt konflikteve të panevojshme deputetët. Të shkojë menjëanë atje ku i takon të jetë”, deklaroi ai.

Etiketa: BASHAGjekmarkajkercenimePD

Lajme të lidhura

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve
Breaking Views

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

19:49 - 07/06/26
Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja
Aktualitet

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

19:24 - 07/06/26
Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

18:52 - 07/06/26
Para
Allegri rikonfirmohet në detyrë, tifozët acarohen keq në rrjete sociale

Allegri rikonfirmohet në detyrë, tifozët acarohen keq në rrjete sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve
Breaking Views

“Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve

19:49 - 07/06/26

Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai...

Lexo më shumë
Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin

Zgjedhjet/ Mbyllet procesi i votimit, exit poll-i nxjerr fitues Albin Kurtin

19:31 - 07/06/26
Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

19:24 - 07/06/26
Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

18:52 - 07/06/26
PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët

PD i bashkohet protestës për Zvërnecin, zbulohet SMS e shpërndarë nga degët

18:41 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom giriş