GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Çfarë zbulon kjo situatë në veri të Kosovës!

15:47 - 08/06/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa numëroni karriget në stadium, numëroni njerëzit që kanë ikur nga ky vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Sonila Meço 

Paska qenë Grali i Shenjtë brenda një casus belli të përhershëm. Ka pritur me durim Serbia çastin fatlum ku mund të rindizte prushin e ruajtur me aq kujdes për të marrë atë që e ka obsesionin e vet historik, Kosovën. Por megjithëse në historinë e re, prej 10 vitesh, një marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës nuk guxonte të shkonte deri tek Asosacioni, duke shmangur rindezjen e tundimeve të forta, tashmë Albin Kurti e ka vendosur mbi tryezën ndërkombëtare atë “përvëlim”, që nuk duhej të ish lejuar të prushonte, së pari nga ata që fituan luftën, por nënvlerësuan paqen.

Përtej kësaj, kryeministri shqiptar sot krejt pa asnjë dijeni të shqiptarëve, parlamentit, institucioneve dhe Kosovës zyrtare (lexo Kryeministrit Albin Kurti) ka dërguar një propozim për Asosacionin e Komunave Serbe në Kosovë. Sipas tij (dhe vetëm kaq dimë) ky propozim i është dërguar Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.

Rama sot deklaroi: “Dje i kam përcjellë Scholz dhe Macron një draft të asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni BE dhe SHBA, është punuar nga ekspertë europianë dhe amerikanë, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë, kur palët, dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë.” dhe se “Kërcënimi për Kosovën është zero, që nga vitit 1999, është një kërcënim që ekzsiton vetëm në mendjen e politikanëve të Kosovës, që duan ta përdorin për politikën e brendshme. Serbia nuk ka mundësi që ti prekë Kosovës një qime floku.”

E para, kjo është si një përpjekje si ajo e atij, që pasi nuk bind dot askënd i bën lëmsh. Kush e ka hartuar draftin, europianë, amerikanë? Po pse e dorëzon dhe merr atributin e dorëzuesit Rama? Mos është në krye të ndonjë institucioni ndërkombëtar part time dhe nuk e dimë? Pse merr përsipër një detyrë kryeministri shqiptar pa ia kërkuar kush, përvetëson autorësinë dhe e mban sekret si të flitet për një festë surprizë për ditëlindjen e një ministri?

E dyta, që Asosacioni ishte aty si karta e fundit në Pokerin e Vučić me ndërkombëtarët këtë e di çdo shqiptar edhe me njohuri të mangëta gjeopolitike. Ndërkombëtarët kurrë nuk kanë ditur të garantojnë nëse zbatimi i Asosacionit nuk formon një Republika Srpska në Veri të Kosovës. As i dërguari i posaçëm amerikan Gabriel Escobar nuk e garantoi dot pak ditë më parë në intervistë për Die Presse austriak. Atëherë nga i paska garancitë Kryeministri Shqiptar se kjo nuk ndodh dhe se nje zbatim i Asosacionit pa kujdesin dhe miratim sa më të gjerë prej Kosovës së pari nuk do të shkaktojë situata të ngjashme me Bosnien e Qipron? Po sikur teksti mos qe i duhuri? Po sikur aty të prushonte algoritmi që shpie tek forcimi i pretendimit serb për Kosovën? Kush e garanton këtë, Rama? Vërtetë? Rama i Ballkanit të Hapur dhe “neutralit” në kohën e planit të shkëmbimit të territoreve? Atij që desh hodhi në gjyq Haradinajn? Apo që s’la media ndërkombëtare pa telendisur Kurtin?

E treta, patjetër Rama kupton Serbinë, por pse e ka të vështirë të kuptojë Kosovën për rrjedhim? Serbia nuk e lëshon Kosovën, konflikte të tilla ka disa Europa si çibanë. Dhe tek njëri madje kujdeset mos të afrohet as Amerikë e as Europë vetë Erdogani në Qipro. Dhe këtë ndërkombëtarët e dinë mirë. Rama e Vučić edhe më mirë. Atehëre pse nuk e kupton Kosovën kryeministri ynë? Mos donte të thoshte nuk e kuptoj Albinin, që nuk zgjedh sqetulla me parfume orienti e oksidenti nga ku të sigurojë pushtet të përjetshëm?

Dhe mbi të gjitha ku e ka kryeministri shqiptar merakun, të na e thotë publikisht: nuk ka besim se ndërkombëtarët e hartojnë pa ndërhyrjen e tij një draft për Asosacionin? Nuk ka besim tek amerikanët? Nuk ka besim tek kosovarët? Ka lobistë më të fortë se Blinken, Macron e Scholz?

Apo synon ndonjë Nobel Paqeje a drejtimin e ndonjë institucioni ndërkombëtar dhe i duhet një kontribut sado modest në procesin e paqes në Ballkan?

Etiketa: KosovaOpinionSonila Meco

Lajme të lidhura

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Para
Albin Kurti veç i hoqi qesen pasqyrës

Ishte Kryeministri i Qipros a i Shqipërisë!?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com