GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kur ju bënit pallate unë shkruaja libra”, Açka reagon ndaj kritikëve: Burrecë, kërkojini Berishës të tërhiqet

14:02 - 10/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kur ju bënit pallate unë shkruaja libra”, Açka reagon ndaj kritikëve: Burrecë, kërkojini Berishës të tërhiqet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja Flutura Açka ka reaguar ashpër ndaj kritikëve të saj që e konsiderojnë ligjvënësen si pjesë të grupimit që kërkon rikthimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Açka shkruan në një postim në rrjet se ndërkohë që demokratët përpiqeshin të përfitonin “një ngastër tokë apo një post për të afërmit”, ajo përpiqej t’i prezantonte botës Shqipërinë e bukur përmes artit të saj.

Deputetja shtoi se derisa PD të bëhet ajo parti që duhet të jetë, ajo mund të lëvizë në një parti tjetër ku demokracia është e sanksionuar nga “ligje të epërme”.

“Guxoni t’i kërkoni publikisht zotit Sali Berisha të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe partia të hyjë në reformē tē plotë.

Ndërkohë që ju bënit pallate e vinit pasuri kür të djathtët – edhe të majtët – ishin në pushtet, unë shkruaja libra.

Në kohēn kür ju pushtonit ngastra publike për vilat tuaja, unē botoja libra me paratë e xhepit tim për ta moderuar vitrinën shqiptare.

Ndërkohë qē ju ruanit si tē joshnit të renë e radhës që shfaqej për punë në derēn e redaksisë, unë flisja për demokracinë dhe deformimet që po i ndodhnin asaj nga të majyë e të djathtë”, shkruan Açka.

Postimi i plotë:

Tirania e burrecëve të Tiranës

Të gjithë ju, mjerisht më së shumti burra, që përmendni emrin tim me shkujdesje të plotë nēpër studiot televizive apo kamaret e ekraneve ulur mbi luksin e shtëpive tuaja, me bulçitë të fryra nga nginjja e ndërkeqja politike që ju ka zënë, me krahēt e hapur e të kreshpëruar e nënsqetulla që ju mbajnë erë edhe nga ekrani e që jeni të merakosur shumë për fatin e Partisë Demokratike, edhe ju finët perfidë që bëni lajme me sms të diktuara nga padurimi dhe pabesia, para se të thoni se jam pjesë e kthimit të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, bëni mirë më së pari, në kor ose më vete, t’i shihni të vërtetat në sy:

Guxoni t’i kërkoni publikisht zotit Sali Berisha të tërhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe partia të hyjë në reformē tē plotë.

Ndërkohë që ju bënit pallate e vinit pasuri kür të djathtët – edhe të majtët – ishin në pushtet, unë shkruaja libra.

Në kohēn kür ju pushtonit ngastra publike për vilat tuaja, unē botoja libra me paratë e xhepit tim për ta moderuar vitrinën shqiptare.

Ndërkohë qē ju ruanit si tē joshnit të renë e radhës që shfaqej për punë në derēn e redaksisë, unë flisja për demokracinë dhe deformimet që po i ndodhnin asaj nga të majyë e të djathtë.

Ndëkohë që ju hynit në paradhomat e kryeministrave si langonj për ndonjë teke uiski a për t’i kërkuar ta emëronte shef kadastre ndonjë bashkēfshatarin tuaj, unë lexoja poezi shqipe tribunave të botës, duke i shitur botës Shqipërinē e bukur.

Ju jeni bashkëfajtorë në shkatërrimin e Opozitës shqiptare me oportunizmin tuaj, me flirtet tuaja, me paturpësinë tuaj.

Ndaj, për shkak të asaj frike kanunore a korruptive me të cilën jeni mēsuar të mbijetoni, nuk guxoni të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin keni besë, apo të përmendni emrin e ndonjë burri me të cilin, a me të cilët Lulzim Basha po u ktheka në parti.

Deri kur ajo parti të bëhet, ju siguroj se do të kem shkuar në një parti tjetër, ku demokracia është e sanksionuar nga ligje të epërme.

Nuk shqetësohem që mē përmendni, por që nuk jeni përmendur akoma për dëmin që po i bēni demokracisë shqiptare!

Etiketa: AckaBASHAberishaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Balliu: Basha është afera më e madhe korruptive e Ramës
Aktualitet

“Nuk jam si Veliaj, të marr me vete”/ Balliu tregon bisedat Rama-Balluku

16:45 - 22/01/26
Apeli për korrupsionin prish vendimin për dosjen e call centerave, çështja kthehet për gjykim të ri
Aktualitet

Apeli për korrupsionin prish vendimin për dosjen e call centerave, çështja kthehet për gjykim të ri

16:30 - 22/01/26
Zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja vendos me 2 nëntor për vlefshmërinë
Aktualitet

McGonigal/ PD kërkon komision hetimor, Kushtetuesja vendos seanca plenare

16:15 - 22/01/26
Para
Thellohen përplasjet në PD zyrtare/ Njerëzit e Bashës në Kryesi nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Thellohen përplasjet në PD zyrtare/ Njerëzit e Bashës në Kryesi nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balliu: Basha është afera më e madhe korruptive e Ramës
Aktualitet

“Nuk jam si Veliaj, të marr me vete”/ Balliu tregon bisedat Rama-Balluku

16:45 - 22/01/26

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te seanca e zhvilluar sot në Gjykatën...

Lexo më shumë
Apeli për korrupsionin prish vendimin për dosjen e call centerave, çështja kthehet për gjykim të ri

Apeli për korrupsionin prish vendimin për dosjen e call centerave, çështja kthehet për gjykim të ri

16:30 - 22/01/26
Zgjedhjet e 30 qershorit, Kushtetuesja vendos me 2 nëntor për vlefshmërinë

McGonigal/ PD kërkon komision hetimor, Kushtetuesja vendos seanca plenare

16:15 - 22/01/26
Shantazhi, 750 euro në këmbim të mospublikimit të fotove personale, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia zbulon lokale me drogë dhe poker ilegal, 4 persona në pranga

15:59 - 22/01/26
Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

Treni aksidentohet me një vinç, aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës

15:45 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com