GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sistemi monist në Bashkinë e Tiranës ka rënë”/ Brahimllari: 5 çështjet që presin transparencë

15:31 - 10/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sistemi monist në Bashkinë e Tiranës ka rënë”/ Brahimllari: 5 çështjet që presin transparencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe kryetari i Grupit të Këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës, Endrit Braimllari në në një deklaratë për media është shprehur se gjatë këtyre viteve Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker, ku mungon transparenca dhe llogaridhënia.

Braimllari shton më poshtë çështje shumë të rëndësishme presin transparencë dhe zgjidhje nga qytetarët.

Sipas tij, opozita tashmë ka zërin e saj në këtë bashki dhe se qytetarët kanë zërin e tyre atë të transparencës dhe llogaridhënies.

Brahimllari tha se Bashkia e Tiranës në këto 4 vite, pa opozitën në këshillin bashkiak rriti papërgjegjshmërinë, arrogancën dhe thelloi korrupsionin në këtë institucion.

“Bashkia Tiranë është sot simboli i një institucioni të korruptuar, abuzues me taksat e qytetarëve duke mospërmbushur detyrimet e saj për qytetin.

Ne si Partia e Lirisë, kemi bërë denoncime të shumta për  mosfunksionimin e këtij institucioni në shërbim të qytetarëve por në shërbim të interesit personal të Erion Veliaj dhe shpurës së tij”, tha Brahimllari.

Sipas tij, detyra jonë tanimë është e qartë, të kthejmë tranparencën, llogaridhënien në komisione dhe në mbledhjet e këshillit bashkiak së bashku me qytetarët e Tiranës.

“Do verifikojmë çdo shërbim dhe do jemi prezent kudo në çdo njësi të qytetit për të denoncuar çdo papërgjeshmëri dhe korrupsion dhe duke propozuar inciativa që do përmirësojnë jetën e banorëve.

Sistemi monist i Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës tashmë ka rënë”, tha Brahimllari.

Në vijim ai renditi çështjet shumë të rëndësishme që presin transparencë dhe zgjidhje:

  1. Cështja e inceneratorëve, ku Erion Veliaj përfshihet drejtëpërdrejt në korrupsion dhe abuzim me detyrën duke marrë kompentencat e këshillit bashkiak.

Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës vazhdon të kryejë çdo ditë pagesat për inceneratorin që nuk ekziston nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Dhe është detyra e këshillit të ri bashkiak ta verifikojë në terren.

  1. Infrastruktura e qytetit e cila megjithë asfaltin elektoral të Erion Veliaj para 14 majit në shumicën e zonave të qytetit lë për të dëshiruar.
  2. Uji i pijshëm një premtim që në mandatin e parë të Erion Veliaj për furnizim 24 orë, ende sot nuk është realizuar megjithë rritjen e stratosferike të çmimit të këtij shërbimi.
  3. Taksat e larta të cilat janë kthyer në barrë për familjarët, për bizneset e vogla duke i çuar drejt falimentimit. Rritja e këtyre taksave në këto 4 vite është bërë pa asnjë konsultë me qytetarët dhe bizneset dhe në mungesë totale transparence.
  4. Transparencë për politikat sociale për strehimin të Bashkisë së Tiranës. Të ardhurat që bashkia mbledh nga taksa e ndërtimit nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë në respekt të ligjit, për familjet dhe çiftet e reja në Tiranë që t’i ndihmojë ato për të pasur një banesë.

 

Etiketa: bashkia e tiranesBraimllariTransparenca

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
FC Cosmos shënon suksesin më të madh në 16 vite, ja liga që do të luajë sezonin e ardhshëm

FC Cosmos shënon suksesin më të madh në 16 vite, ja liga që do të luajë sezonin e ardhshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com