GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE investon miliarda për prodhimin e chip-ave, synohet pavarësi e plotë nga Kina dhe SHBA

17:59 - 11/06/23
në Botë, Lajme, TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
BE investon miliarda për prodhimin e chip-ave, synohet pavarësi e plotë nga Kina dhe SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Europa kërkon të pavarësohet më shumë në fushën e mikroelektronikës dhe chip-ave nga Kina dhe SHBA. Tani BE ka startuar një program të madh ndihme, nga i cili përfitojnë kompanitë europiane, edhe ato gjermane.

Për të qenë më i pavarur si nga Kina edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni Europian ka miratuar një program miliardësh ndihme për industrinë e mikroelektronikës dhe chip-ave.

Sipas të dhënave të komisares së BE për konkurrencën, Margrethe Vestager me këtë program mundësohen duzina projektesh.

Vestager e cilësoi industrinë e mikrochip-ave si “shtyllën e ekonomisë”. Europa duhet të përmirësojë këtu aftësitë e saj. “Ne duhet të bëhemi pionierë” në këtë drejtim, u shpreh Vestager.

Që ndryshimi të jetë i suksesshëm, Komisioni Europian në kuadër të projektit “Important Projects of Common European Interest” – Projekte të Rëndësishme të Interesit të Përbashkët Europian, IPCEI, ka miratuar ndihma në vlerë prej 8,1 miliardë eurosh.

Përveç kësaj vetë kompanitë private kanë investuar edhe njëherë 13,7 milirdë euro në BE, kështu që bëhet fjalë për një  investim gjigand prej 21,8 miliardë eurosh.

Në këtë projekt marrin pjesë krahas Gjermanisë, edhe 13 vende të tjera të BE, mes tyre Franca, Austria, Holanda dhe Spanja.

Një numër i madh projektesh që përfitojnë nga ky program e kanë qendrën në Gjermani: Në Gjermani ekzistojnë 31 projekte të gjysmëpërçuesve në 11 lande. Shifrat e projekteve të mbështura variojnë në varësi të mënyrës së klasifikimit të mbështetjes.

Sipas mënyrës së llogaritjes nga BE, Gjermania mbështetet në 23 projekte, ndërkohë që në të gjithë Europën flitet për mbështetjen e 100 projekteve.

Ministria Gjermane e Ekonomisë është shprehur në lidhje me financimin e projekteve. “Në tërësi  sipërmarrjet gjermane investojnë më shumë se 10 miliardë euro, ndër të tjera për komplekse inovative të prodhimit, për reparte prodhimi dhe zhvillimin e chipave për gjysmëpërçuesit.

Në tërësi ato do të mbështeten me 4 miliardë euro, nga ku 70% do të jepen nga federate dhe 30% nga vetë landet”. Krahas kompanive të mëdha në Gjermani do të jenë pjesë e projekteve që mbështeten nga BE edhe kompani të mesme dhe Start-up-e.

Kështu ndër të tjera mbështeten Infineon në Bavari, Saksoni dhe Renani Veriore-Vestfali, si edhe Bosch në Baden-Vyrtemberg dhe Drezden.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka falënderuar Komisionin Europian për vendimin. Projektet e mbështetura do të forcojnë Gjermaninë si vend prodhimi të mikroelektronikës dhe janë një moment historik i rëndësishëm për politikën e industrisë.

“Ne kështu do mund të rrisim aftësinë rezistuese në të gjithë Europën në këtë fushë të rëndësishme dhe do sigurojmë prodhimin në vlerë dhe vende pune.”

BE synon me këtë programn ndihme të rrisë pjesën e tij në tregun botëror të gjysmëpërçuesve në 20%, por ekspertët thonë, se programe të tilla ndihme në SHBA dhe Kinë janë më agresive.

Edhe në Tajvan, Korenë e Jugut dhe Japoni kjo degë është shumë e kërkuar. BE nis kështu ofensivën e dytë të mbështetjes së elektroteknikës, pas programit të parë të mbështetjes në vitin 2018./Syri

Etiketa: BEChipkinaSHBA

Lajme të lidhura

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Para
“Një gram 50 euro, për klientët e mirë ka zbritje”, shkatërrohet banda e drogës

“Një gram 50 euro, për klientët e mirë ka zbritje”, shkatërrohet banda e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com