GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një gram 50 euro, për klientët e mirë ka zbritje”, shkatërrohet banda e drogës

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një gram 50 euro, për klientët e mirë ka zbritje”, shkatërrohet banda e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka goditur një bandë të shpërndarjes së lëndëve narkotike të drejtuar nga një shqiptar, ndërsa ka vënë në pranga 5 persona.

Mediat helene raportojnë se rolin kryesor të grpit e kishte një shqiptar, i cili gjentë klientë të rëndësishëm, dhe ë pas udhëzonte “putorët” për shpërndarjen e “mallit”.

Operacioni për arrestimin e tyre është bërë javën e kaluar nga Departamenti i Prokurorisë në Patra, ndërsa personat akuzohen se trafikonin drogë në Achaia dhe Attiki. Sipas aktakuzës gruaja greke e arrestuar ishte ajo që fshihte lëndën narkotike në ambientet e banesës së saj.

Nuk dihet ende burimi origjinal ku drejtuesi ka gjetur drogën, por janë zbuluar banesat në Pire ku fshihej kokaina. Megjithatë, për të mbuluar gjurmët, anëtarët e organizatës kriminale përdorën një kafene në Neo Faliro që i përkiste një të afërmi të drejtuesit.

‘E çuditshmja e kësaj kafeneje është se drejtuesi shfaqet si përgjegjës dhe anëtarët e tjerë si punonjës apo klientë. Siç mësohet, dërgesat e drogës kryheshin aty, ndërsa kishin në posedim edhe një “telefon shërbimi” që e përdornin për të komunikuar me klientët. Paratë i merrte gjithmonë drejtuesi i cili informohej me çdo detaj se si shkonte trafiku i drogës. Ata kishin në dispozicion edhe automjete që përdoreshin edhe për të fshehur drogën’, thuhet në dosjen hetimore, raportojnë mediat greke.

Klientëve të mirë i bëhej zbritje

Anëtarët e trafikut të drogës përdornin edhe kode, me qëllim për të mos u zbuluar.

Çmimi i shitjes për një gram ka qenë 50 euro ndërsa gjysmë grami është shitur për 30 euro. Klientëve të mirë u është bërë edhe zbritje në çmim. Ndërsa ata që nuk paguanin nuk merrnin derisa të paguanin ose të shlyenin borxhin.

Klientela e tyre ishte e mjaftueshme dhe vetëm brenda pak ditësh nga data 8 deri më 23 maj kishin arkëtuar 5850 euro nga shitja e kokainës dhe kanabisit.

“Isha në vendin e gabuar në kohën e gabuar”

28-vjeçarja greke e akuzuar për këtë çështje mohon të gjitha akuzat. Avokati i saj, Giorgos Simos, tha për gazetën “Patris”: “Klientja ime nuk ka asnjë lidhje me akuzat. Ajo është një vajzë që ka vuajtur në jetën e saj që në moshë shumë të vogël.

I bashkakuzuari i saj ka qenë ai që i ka siguruar strehim dhe kanë krijuar një marrëdhënie personale.

Ajo, si të tjerat, është përdoruese droge, pasi të gjithë kërkonin të gjenin sasi të vogla droge për të plotësuar nevojat e tyre dhe kjo është arsyeja që të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Duke kërkuar falje, ajo deklaroi se është e pafajshme. Megjithatë, qëndrimi i mbrojtjes është se ajo ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar, nuk ka të bëjë me sasinë e gjetur në shtëpinë ku jetonte, nuk ishte e saj dhe as nuk donte të ishte.

Marrëdhënia e vetme që ka me të akuzuarin është tërësisht personale, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë kontakt me sasinë, siç është konstatuar gjatë hetimeve. Ai do të bëjë kërkesë për lirim nga burgu duke paraqitur provat e kërkuara”.

Etiketa: drogeGreqiKlientKokaine

Lajme të lidhura

Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës
Aktualitet

Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës

13:45 - 06/11/26
Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

13:22 - 06/11/26
Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre
Aktualitet

Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre

13:18 - 06/11/26
Para
Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e qyqes Soros në Paris

Goxhaj: Dako, ndër njerëzit më të korruptuar në historinë e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës
Aktualitet

Berisha publikon grafikun: Euro nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga tonelatatat e drogës

13:45 - 06/11/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar kursin e këmbimit të euros me lekun, duke kundërshtuar argumentin se zhvlerësimi...

Lexo më shumë
Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion (Emri)

13:22 - 06/11/26
Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre

Berisha bën përsëri thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për suksesin e revoltës së tyre

13:18 - 06/11/26
Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor

Ardit Gjebrea del nga SPAK, kyç gojën për gazetarët: Nuk flas dot se është sekret hetimor

13:08 - 06/11/26
Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

12:44 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com