GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Rritja e rrogave të politikanëve thellon hendekun ekonomik në Shqipëri

20:22 - 11/06/23
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka edhe më keq…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lutfi Dervishi

Është fakt se Shqipëria ka elitën politike me rrogën më të lartë në rajon dhe punonjësit me rrogën më të ulët.

Kjo lëvizje e guximshme e deputetëve, që në çdo vend tjetër brenda pak orësh do të do të kishte rrëzuar qeverinë, në Shqipëri ka sjellë një qetësi dhe stabilitet të ngjashëm me vendet ku nuk ndodh asgjë.

Dyfishimi i rrogave të ministrave, deputetëve, Presidentit, Kryeministrit dhe kryetares së Parlamentit nuk është bërë për faktin se kjo shtresë po vuante, por është bërë për të thelluar hendekun “e shërbëtorëve të popullit” me popullin. Ndërkohë që prej vitesh është provuar tashmë përkushtimi i shërbëtorëve ndaj popullit, e kundërta nuk ka qenë e vërtetë. Ndaj është koha që punonjësit të ulin kokën dhe të kujtohen çdo mëngjes kur nisen për punë dhe çdo pasdite kur futen në dyqan për të blerë se jeta e tyre është në fije të perit.

Dyfishimi i rrogave të “shërbëtorëve të popullit” nuk është bërë sikundër mediat kritike me qeverinë e paraqesin si një garë kush e ka rrogën më të lartë në rajon. Jo. Dyfishimi i rrogave është bërë për të thelluar pabarazinë.

A nuk e kemi provuar ne shqiptarët për 5 dekada se çfarë do të thotë “barazi dhe barazitizëm”? Shtimi i privilegjeve për një shtresë dhe shtimi i vuajtjeve për popullin na garanton se ne shqiptarët kurrë më nuk do të kthehemi te eksperimenti i shtrembëruar shoqëror i barazisë dhe mbajtjes së rrogave të zyrtarëve sa më afër mesatares së përgjithshme.

Dyfishimi i rrogave të “shërbëtorëve të popullit” ta themi troç është bërë për të rritur varfërinë. Qeveritë e majta si rregull i duan të varfërit aq shumë sa ditë e natë mendojnë si t’i shtojnë, por në këtë rast, varfëria po nxitet për të rritur virtytin. Varfëria skalit karaktere- jo vetëm të denja për letërsinë dhe kinematografinë, por mbi të gjitha për shoqërinë. Kemi nevojë për sa më shumë njerëz me karakter të fortë. Tek e fundit a ka gjë më të virtytshme se të luftosh çdo ditë për të siguruar bukën e gojës?

Të gjithë e kemi vënë re se një fare mirëqenie që prodhoi kapitalizimi këto 3 dekada erdhi me një faturë sociale nga pas. Njerëzit po dembeloseshin. Shqipëria u bë vendi i parë për frymë për numër kafenesh. Kafenetë dhe parukeritë u bënë bizneset kryesore. Duke rritur varfërinë për masat, qeveria dëshiron që njerëzit të bëhen të zotët e vetes, të mbijetojnë, t’ia dinë vlerën qindarkës dhe t’ia ndjejnë më mirë shijen bukës së përditshme.

Dyfishimi i rrogave për “shërbëtorët e popullit” është bërë që në fund të fundit edhe vetë ministrat dhe deputetët të bëhen njerëz të ndjeshëm, ndaj vuajtjes njerëzore. Duke parë gjendjen e vështirë të votuesve të tyre, zyrtarët do të preken më shumë, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Ndonjë mund të marrë nisma bamirësie dhe sidomos në fushata zgjedhore të bëhet më xhymert. Mbajtja e rrogave të ulëta për punonjësit është bërë edhe për të rritur stabilitetin politik. E shihni çfarë ndodh në Francë pse Presidenti vendosi të rrisë me dy vite moshën e pensionit? U dogj Parisi. Duke mbajtur rrogat e ulëta, punonjësit qeverisen më lehtë dhe nuk u shkon në mendje për protesta, për sindikata apo larg qoftë për kërkesa për rritje rrogash.

Nuk jemi të gjithë si “këmbët e dhisë”

E fundit, por jo nga rëndësia, dyfishimi i rrogave të ministrave dhe deputetëve është bërë për të rritur korrupsionin dhe për t’i dhënë mundësi SPAK-ut të kap “peshqit e mëdhenj”. Si do të bëhet kjo? Moto e njohur e prokurorëve është: ndiq paranë. Dyfishimi i rrogave do të nxisë oreksin e ministrave dhe deputetëve për të patur më shumë para. Korrupsioni do të gëlojë dhe prokurorët do të kenë më në fund rast të godasin “lart”, atje ku është paraja.

Pra nuk duhet nxituar në parrulla populiste sikur dyfishimi i rrogave të zyrtarëve është bërë për të mirën e tyre. Nuk është çdo gjë ashtu siç duket.

Etiketa: Lutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!
Breaking Views

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji!

21:00 - 17/12/25
Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Para
Vaksina kundër kancerit premtuese edhe në luftën ndaj tumoreve të përsëritura

Vaksina kundër kancerit premtuese edhe në luftën ndaj tumoreve të përsëritura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com