GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Projekti për gazësjellësin IAP pritet të nis brenda këtij viti në sektorin shqiptar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Projekti për gazësjellësin IAP pritet të nis brenda këtij viti në sektorin shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punimet për gazsjellësin Jonian-Adriatik që nis nga Fieri dhe përfundon në Split të Kroacisë, pritet të nisin brenda këtij viti, të paktën në seksionin shqiptar.

Kështu thuhet në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social që mbështetet nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

IAP është ideuar si një gazsjellës ndërkombëtar dykahesh i cili, përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë, lidh sistemin kroat të transmetimit të gazit me Gazsjellësin Trans-Adriatik në pikën marrëse në Shqipëri. Gjatësia e përgjithshme e tubacionit të gazit nga qyteti kroat Split deri në qytetin Fier është 520 km dhe shtrihet kryesisht në tokë përgjatë bregdetit Adriatik dhe atij Jonian.

“Ndërtimi i përgjithshëm i seksionit shqiptar të projektit përfshirë marrjen e Lejes Zhvillimore parashikohet të nisë në mes të vitit 2021 dhe do të zgjasë përafërsisht 4.5 vjet, ndjekur nga komisionimi afërsisht në fund të 2025. Programi përfundimtar specifik i ndërtimit do të varet nga çështje të ndryshme teknike dhe kontraktuale dhe do të marrë në konsideratë faktorët mjedisorë dhe socio-ekonomikë.  Nëse ndërtimi fillon në 2021, komisionimi i projektit do të kryhej afërsisht në fund të 2025” thuhet në dokument.

Por cilat do të jenë Bashkitë brenda territorit shqiptar ku kalon gjurma e gazsjellësit. Referuar dokumentit gjurma nis në Fier dhe vijon në Divjakë, Rrogozhinë, Kavajë, Tiranë, Kamëz, Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau i Dejës, Shkodër.

Lidhur me rreziqet natyrore raporti sjell në vëmendje përmbytjet dhe tërmetet. Në dokument sillen në vëmendje edhe aspekte të tjera të tilla si zonat e mbrojtura ku kalon gjurma, monumentet në afërsi dhe ndikimet tek zona e lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. Lidhur me këtë të fundit projekti mund të sjellë largimin e përkohshëm të disa shpendëve nga disa zona për shkak të zhurmës dhe makinerive por kjo cilësohet si afatshkurtër.

Projekti për gazsjellësin IAP më herët u bë pjesë e një studimi fizibiliteti. Kostoja për ndërtimin total të tij vlerësohet rreth 618 milionë euro dhe vetëm seksioni që kalon në Shqipëri dhe Mal të Zi mund tu kushtojë dy vendeve 288 milionë euro. Gazsjellësi parashikohet të ketë kapacitet prej 5 miliardë m3 gaz të transmetuar në vit dhe shihet si një lidhje e Ballkanit Perëndimor për të përfituar nga gazi që vjen përmes TAP. Shqipëria dhe Kosova kanë shprehur edhe qëndrime për të pasur një zgjatim mes dy vendeve, në mënyrë që edhe kjo e fundit të përfitojë nga gazi./ Monitor

Etiketa: gazesjellesIAPKroaciprojektShqiperi

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
KAS nis punën me ankimimin e opozitës për Durrësin, PD kërkon rivotim, LSI-ja rinumërim

KAS nis punën me ankimimin e opozitës për Durrësin, PD kërkon rivotim, LSI-ja rinumërim

TË FUNDIT

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja me lëvizjen studentore: Grupe të ekstremizuara, duar dashakeqe kërkojnë destabilizim!

08:34 - 20/10/26

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj organizatorëve dhe grupeve që sipas tij qëndrojnë pas protestave të fundit në vend,...

Lexo më shumë
Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore

08:22 - 20/10/26
Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

Shpërthim me tritol në Ishull-Lezhë, dëme në një magazinë materialesh shtëpiake

08:17 - 20/10/26
Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00

07:57 - 20/10/26
Bushati: Rama e ka kuptuar se ora e tij ka mbaruar, prandaj sillet si satrap me qytetarët

Bushati: Rama ose do të vdesë si diktator, ose do të shporret si dictator, PS është kthyer në bandë

07:45 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com