GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

The Weeknd fitues i 10-të çmimeve ‘Billboard Music Awards’

08:21 - 24/05/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
The Weeknd fitues i 10-të çmimeve ‘Billboard Music Awards’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja “Billboard Music Awards” u rikthye të dielën mbrëma me edicionin më të ri, vetëm shtatë muaj pas shtyrjes së ceremonisë së kaluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

The Weeknd, i cili kryesonte me më së shumti nominime, ishte fituesi i madh i ceremonisë së të dielës duke i fituar gjithsej 10 trofe, përfshirë këtu çmimin kryesor të mbrëmjes “Artisti më i mirë i vitit”. Ylli i njohur kanadez gjithashtu triumfoi në kategoritë “Top 100 Artist” dhe “Top Hot 100 Song”, për hitin e tij të padiskutueshëm “Blinding Lights”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Dua Lipa, nuk arriti të triumfoi në këtë ngjarje, edhe pse ishte nominuar në katër kategori të rëndësishme , “Top Female Artist”, “Hot 100 Artist”, “Radio Song” dhe “Radio Song Artist”.

Edhe grupi “BTS” ishte fitues i madh i ceremonisë “Billboard Music Awards”, duke triumfuar në secilën kategori ku ishin nominuar, përfshirë këtu “Top Duo/Group”, “Top Song Sales Artist”, “Top Social Artist” dhe “Top Selling Song”, çmim ky i fituar për hitin e tyre “Dynamite”. Grupi po ashtu performoi këngën e tyre të fundit “Butter”, e cila u lancua të premten mbrëma.

Edhe artisti latin Bad Bunny arriti të shpërblehet në katër kategori, “Top Latin Artist”, “Top Latin Male Artist”, “Top Latin Album” dhe “Top Latin Song”, kurse reperi i ndjerë Pop Smoke, mori 5 shpërblime post-mortem, përfshirë këtu çmimin “Top Billboard 200 Album” i cili shkoi për incizimin e tij mjaft të suksesshëm, “Shoot for the Stars, Aim for the Moon”. Nëna e tij, Audrey Jackson, i pranoi shpërblimet gjatë mbrëmjes duke iu drejtua publikut me fjalët: “Faleminderit që e keni nderuar luftëtarin tim të ri”.

Ylli amerikan i muzikës, Pink, e pranoi çmimin special të karrierës “Icon Award”, të cilin ia dhuroi simpatia e fëmijërisë, Jon Bon Jovi. Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku gjithashtu e argëtoi publikun me interpretimin e disa prej hiteve të saj më të njohura, si “Just Like a Pill”, “Get the Party Started” dhe “So What”. Kurse momenti më interesant nga performance e Pinkut ishte kur ajo u shfaq në skenë për të interpretuar këngën e re, “Cover Me in Sunshine”, e shoqëruar nga vajza e saj Willow.

Edhe reperi Drake kishte vendosur t’ia prezantojë publikut djalin e tij, Adonis, në këtë ngjarje, duke e sjellë atë në skenë për ta pranuar shpërblimin special “Artisti i dekadës”. Ai madje ia dedikoi këtë shpërblim të birit 3-vjeçar.

Për ta shënuar përvjetorin e 20-të të albumit të saj debutues, “Songs in A Minor”, i cili u lansua në qershor të vitit 2001, Alicia Keys dha një performancë speciale ku përfshiheshin disa prej hiteve të saj më të suksesshme, përfshirë këtu këngën “Fallin”.

Ceremonia “Billboard Music Awards” e cila u prezantua nga aktori dhe këngëtari, Nick Jonas, u transmetua live nga teatri “Microsoft” në kanalin “NBC”. 

Etiketa: Alicia KeysBad BunnyBTSDrakeDua LipaJon Bon JovNick JonasPinkPop SmokeThe Weeknd

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
Projekti për gazësjellësin IAP pritet të nis brenda këtij viti në sektorin shqiptar

Projekti për gazësjellësin IAP pritet të nis brenda këtij viti në sektorin shqiptar

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com