GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zgjedhjet kaluan, tani ta rrisim edhe çmimin e bukës për shqiptarët!”, çfarë paralajmëron deputeti

23:05 - 14/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bordi i Transparencës “në gjumë”, Shqipëria me çmimin më të lartë të bukës në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula akuzon qeverinë se po kërkon të rrisë çmimin e bukës. Përmes rrjeteve sociale, Sula shprehet se prej disa muajsh furrave që pjekin bukë, nga ERE u është kërkuar ndarja e ambienteve në dy aktivitete, dhe kjo, sipas tij, do të rrisë kostot.

Sula me ironi thotë se zgjedhjet kaluan dhe ‘tani ta rrisim edhe çmimin e bukës për shqiptarët!’

“Kjo qeveri nuk zhgënjen. Menjëherë sapo përfunduan zgjedhjet lokale dhe u gënjyen me rritje pagash e 5 mijë leksha për pensione, qeveria nis lëvizjet për ti marrë shumëfishin qytetarëve”, shkruan Sula.

Postimi i Dashnor Sulës

?Zgjedhjet kaluan, tani ta rrisim edhe çmimin e bukës për shqiptarët!

?Kjo qeveri nuk zhgënjen. Menjëherë sapo përfunduan zgjedhjet lokale dhe u gënjyen me rritje pagash e 5 mijë leksha për pensione, qeveria nis lëvizjet për ti marrë shumëfishin qytetarëve.

Pashpirtësia ndaj qytetareve tregohet duke i goditur aty ku prek më shumë.

?Po kërkojnë të rrisin çmimin e bukës. Duan ti heqin kafshatën e bukës këtyre pak që kanë rezistuar deri më tani.

-Prej disa muajsh furrave që pjekin bukë, nga ERE u është kërkuar ndarja e ambienteve në dy aktivitete, pra aty ku ata kanë shërbimin e tregtisë të pastiçerisë, produkteve të tjera, byrek etj të ketë tarifë shërbimi me 14 lekë në tension të ulët. Për zonat ku ka prodhim të bukës masive, ku janë furrat e pjekjes apo dhe brumatriçet do të aplikohet çmimi i subvencionuar prej 7.6 lekë.

?Kjo është praktikisht e pamundur dhe nëse realizohet. Por edhe nëse do bëhej një gjë e tillë atëherë këto ndryshime do të kërkonin investime dhe kosto ekstra. Të gjitha këto shpenzime sigurisht që do shkarkohen te qytetarët. Me pak fjalë, kjo qeveri më parë po rrit çmimin e bukës së qindra mijëra qytetarëve sesa po rrit pagat që i premtoi në fushatë dhe i zvarrit pas zgjedhjeve.

?Çmimi i bukës masive prej muajit Mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 30 lekesh.

Shtrenjtimi i parë nisi në muajin Shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin Gusht. Në mesin e muajit Mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit.

?Si e thotë edhe shprehja e urtë popullore:”Mos luani me bukën se ju zë sytë”

Etiketa: cmimi i bukesdeputetiqeveria

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
“BE nuk pranon shtetet që festojnë krimet e luftës”, Borrell: Serbia të njohë gjenocidin në Kosovë

Borrell letër Kurtit: Hidh hapat për çtensionimin e situatës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com