Donald Trump i ka bërë thirrje Departamentit të Drejtësisë që t’i kërkojë falje dhe të tërheqë aktakuzën kundër tij për keqpërdorimin e supozuar të dosjeve të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë.
Ish-presidenti amerikan shprehu kërkesën në platformën e tij “Truth Social”, nga ku sulmoi zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë për ngritjen e çështjes kundër tij.
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi ai u paraqit në gjykatën e Floridës , ku u njoh me 37 akuzat në lidhje me dokumentet dhe pengimin e drejtësisë nga ana e tij.
“Akuza duhet të tërhiqet menjëherë nga Departamenti i Padrejtësisë, e shoqëruar me falje”, shkroi Trump.
Ai postoi një artikull të Wall Street Journal të shkruar nga avokati i Judicial Watch, Michael Bekesha, i cili theksonte pikat që përmend edhe Trump në mbrojtjen e tij.
77-vjeçari shfaqi Aktin e Regjistrimeve Presidenciale dhe pretendoi se legjislacioni asokohe e ka lejuar atë të deklasifikonte disa dokumente, përfshirë ato që lidhen me sigurinë kombëtare.
Discussion about this post