GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

11-vjeçarja e dhunuar më parë dhunohet edhe në strehimore/ Reagon Rrjeti i Grave: Dështim institucional

në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
11-vjeçarja e dhunuar më parë dhunohet edhe në strehimore/ Reagon Rrjeti i Grave: Dështim institucional
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

11-vjeçarja, e cila ishte dhunuar vitin e kaluar nga pesë persona në Prishtinë, dyshohet se është dhunuar përsëri në strehimoren, në të cilën po rehabilitohej nga një e mitur tjetër.

Rrjeti i Grave i Kosovës ka reaguar ndaj dhunimit të 11-vjecares, duke e cilësuar këtë si dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore.

“Dje më 16 qershor, në emisionin “Udhëve” të transmetuar në Radio Televizionin e Kosovës, u bë publik edhe një dështim institucional në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, ndaj të miturës 11 vjeçare, e cila ishte e strehuar në strehimoren e sigurisë së lartë, e vetmja strehimore shtetërore nën Ministrinë e Punëve të Brendshme. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësimin e thellë për dështimin institucional në mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore brenda hapësirave të kësaj strehimoreje. Dhunimi i një vajze 11 vjeçare brenda një strehimore të sigurisë së lartë shfaq hapur dështimin dhe neglizhimin institucional. Përveç dështimit të qartë në rehabilitimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore, institucioni ngarkon viktimat me vepra penale dhe përsëritjen e traumatizimit”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Sipas RrGK-së, 11-vjeçarja është dhunuar nga një e mitur tjetër e cila po ashtu ndodhej në strehimoren e sigurisë së lartë.

“Përderisa 11 vjeçarja u dhunua në Parkun e Arbërisë nga pesë persona të ndryshëm, e njëjta u dërgua në strehimore për rehabilitim. Gjatë periudhës kur ajo është dashur që të rehabilitohet dhe të marrë ndihmën e nevojshme për të tejkaluar traumat nga dhunimi, pikërisht në institucion rehabilitues ajo dhunohet përsëri. Për më tepër, vajza tjetër që ka qenë e strehuar aty për të njëjtin qëllim të rehabilitimit, ngarkohet me vepër penale të dhunimit. Kjo tregon qartë dështimin institucional për të ofruar siguri të plotë për viktimat e dhunës me bazë gjinore”, thuhet tutje nw reagim.

RrGK-ja kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme që të shkarkojë menjëherë personat përgjegjës nga strehimorja e sigurisë së lartë dhe të njëjtit të bartin pasojat për veprën penale që ka ndodhur brenda institucionit të tyre. Gjithashtu kërkon nga prokuroria që të hetojë rastin me seriozitet dhe të sigurojë që viktima të marrë shërbimet e nevojshme.

Etiketa: dhunohet 11-vjeçarjaKosova

Lajme të lidhura

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im
Aktualitet

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26
Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!
Aktualitet

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht!

21:19 - 14/05/26
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike
Breaking Views

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike

21:02 - 14/05/26
Para
Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri, legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna

Escobar: Veprimet e kryetarëve në Veri, legjitime edhe nëse do të punonin nga Hëna

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Maj 2026

07:35 - 15/05/26

DASHI Jeni më i menduar se zakonisht dhe kjo të ndihmon të shmangësh gabimet. Kohët e fundit ke shpenzuar shumë...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 15 Maj 2026

07:32 - 15/05/26
Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

Dy pallatet e ‘Durrës Marina’ ‘fundosen’ në tokë, PD: E kemi denoncuar prej kohësh

23:29 - 14/05/26
Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar”

22:41 - 14/05/26
Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

Karçanaj e AKSHI-t nis mbrojtjen nga akuzat: Tenderat i ka bërë zëvendësi im

22:20 - 14/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com