GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

‘Legalizimi i kanabisit ligjëron aktivitetin kriminal – një kamuflim nga Rama pasi ka rritje çmimi në tregje’

17:42 - 17/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Legalizimi i kanabisit ligjëron aktivitetin kriminal – një kamuflim nga Rama pasi ka rritje çmimi në tregje’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi i qeverisë “Rama” për të legalizuar kanabisin mjekësor, pasi e parapërgatiti opinionin më shumë se një vit më parë, për z. Arben Hajdarmataj, ish-drejtues në strukturat e Policisë së Shtetit, nuk është thjesht për qëllim mjekësor, por i hap rrugën ose në një farë mase, e ligjëron këtë aktivitet kriminal.

Madje, tha Hajdarmataj, në një prononcim për SYRI TV, ky aktivitet “ka lulëzuar në vitin 2016, kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri në atë kohë; unë mendoj që edhe me bekimin e strukturave më të larta të qeverisë, sepse një person i vetëm gjithë atë sipërmarrje kriminale nuk mund ta merrte pa miratimin ndoshta edhe pak më lart sesa posti i tij ministror.”

I pyetur nga gazetari Arnold Kariqi nëse ishte i nevojshëm për vendin, legalizimi i kanabisit mjekësor, z. Hajdarmataj tha ndërmjet të tjerave:

“Unë mendoj se në aspektin e nevojës siç e parashtroni edhe ju pyetjen, unë them që nuk ka kurrfarë nevoje për këtë lloj aktiviteti, aq më tepër kur bëhet fjalë ëpr kanabisin, pavarësisht se i vihet emri mjekësor apo jomjekësor. Nëse do të trajtohet çështja për kanabis mjekësor, ne kemi pothuajse ngjitur Maqedoninë e Veriut, e cila e ka legalizuar këtë kanabis e nëse ka pasur nevoja realisht mjekësore si medikament, ka pasur mundësi praktike që të tërhiqet e të trajtohet si medikament mjekësor.

Por unë mendoj që qëllimi i legalizimit të kanabisit nuk është thjesht mjekësor. Fatkeqësisht Shqipëria, dihet tani që jemi vend, sidomos në Ballkanin Perëndimor, vendi kryesor i kultivimit dhe i tregtimit të kanabisit ose hashashit siç quhet, që hyn në drogat e lehta sot në termat e komunikimit.

Në këtë aspekt, mendoj, dhe ky legalizim ose projektligj (sepse do të kalojë në parlament) i hap rrugën ose në një farë mase e ligjëron këtë aktivitet kriminal, i cili fatkeqësisht ka lulëzuar, jo se nuk ka pasur në Shqipëri, por ka lulëzuar në vitin 2016 kur Ministria e Brendshme drejtohej nga (Saimir) Tahiri në atë kohë, unë mendoj që edhe me bekimin e strukturave më të larta të qeverisë, sepse një person i vetëm gjithë atë sipërmarrje kriminale nuk mund ta merrte pa miratimin ndoshta edhe pak më lart sesa posti i tij ministror.

Qëllimi i legalizimit të kanabisit nuk ka filluar dje me miratimin e projektligjin nga qeveria. Ky ka kohë që ka filluar, ne kemi diskutuar në studio. Mënyra si iu servir publikut ishte tamam një farsë sepse gjoja u bë një sondazh, gjoja u bë një tip pyetësori që nuk kishte në mënyrë kategorike asnjë lloj transparencë:

Kush e pa?! Kush e mati?! Kush ishin ata formularë?! Kush ishte oponenca që iu bë?! – Pra të gjitha këto janë pikëpyetje të mëdha që është një dëshirë e qeverisë, sidomos e Kryeministrit për ta legalizuar këtë bimë, për ta kamufluar do të thosha unë më mirë, do të thotë që të ketë hapësira më shumë për trajtimin dhe kultivimin, pasi ka një rritje çmimi në tregjet ndërkombëtare dhe të kanabisit.”

Etiketa: hajdarmataj

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Elgit Doda dhe Klea Huta nisin muajin e mjaltit, por me të papritura

Elgit Doda dhe Klea Huta nisin muajin e mjaltit, por me të papritura

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com