GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pazaret e Rama – Vuçiç nuk mund ta mbajnë peng Kosovën

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Vuçiç fitoi zgjedhjet/ Rama e uron në fshehtësi, mesazhi zbardhet nga mediat serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konflikti i fundit në Kosovë sigurisht nuk mbahet nga Albin Kurti, por nga nacionalistët serbë të Vuçiç që duan të tërheqin vëmendjen nga kërkesat e Perëndimit për një qëndrim të qartë ndaj revanshizmit të Rusisë. Sot Vuçiç së bashku me Ramën kërkojnë të destabilizojnë Kosovën dhe të kthehen tek rezoluta 1244 (1999) dhe në vitin 1999, ku Rama kërkon ta kthejë për vendim-marrje çështjen e Kosovës.

Për Rusinë Kosova është precedent për të justifikuar politikën ekspansioniste të hapësirave ruse, gjetjen e kompromiseve dhe futjen e çështjes së Kosovës në diskutimet për zgjidhjet e ardhshme në konfliktin në Ukrainë. Putini mbeti duke përmendur Kosovvën dhe hequr paralele me Krimenë, nacionalistët e rinj serbë janë gati për të krijuar një çështje të tillë në Ballkanin Perëndimor. Çështja e kapjes së tre policëve të forcave policore të Republikës së Kosovës është një provokim i rëndë ndaj shtetit dhe sovranitetit të shtetit dhe vë në diskutim si në rastin e Ukrainës rendin botëror dhe Kartën e OKB-së. Kështu u provokua Kosova me historinë e targave, me historinë e trenit rus apo provokacione të tjera që do bëjnë në të ardhmen, që vijnë nga moskontrolli i një regjimi revizionist si i Serbisë, që kërkon me cdo mjet të bëjë kompromis në dëm të shtetit të Kosovës.

Loja me Kosovën po bëhet për të mbrojtur interesat e autokratëve të Ballkanit të cilët duan pushtet dhe përfitime të pakufizuara. Ata, lapangjozët e Ballkanit, kërkojnë që Ballkani të ndryshojë duke folur në emër të perëndimit dhe duke i shtruar rrugën e rritjes së influencave Rusisë. Ata duan ta heqin Albin Kurtin dhe ta destabilizojnë Kosovën për hir të Ballkanit të Hapur dhe Jugosllavisë së Re.

Frika nga Republika e KFOR në Veri të Kosovës është vetëm presioni që kërkon ta ulë Kosovën. Është presioni për të rikthyer për diskutim çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit, siç kërkon Rusia. KFOR ishte pjesë e zgjidhjes ushtarake të Rezolutës 1244 (1999), siç ishte UNMIK pjesë e zgjidhjes civile, duke i hequr Serbisë të drejtën për ushtrimin e sovranitetit të saj në Kosovë. KFOR u përcaktua për të mbrojtur interesat dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç u përcaktua edhe në Marrëveshjen e Dorëzimit midis NATO-s dhe Federatës Jugosllave. Serbët nuk duhet të bënin asnjë provokacion ndaj civilëve dhe në hapësirën territoriale të Kosovës.

Por autokratët e rinj duan ta ribëjnë historinë jo për interes të popujve, por të pushtetit të tyre. Ata bashkëpunojnë me Vuçiç në ‘emër të paqes dhe stabilitetit’ për të shkatërruar Kosovën që po mbron Europën edhe nga raketat kineze të blera kohët e fundit nga serbët apo nga qendrat e spiunazhit rus që kanë mbytur Ballkanin.

‘Republika e KFOR-it’ është një precedent për revanshistët rusë, për të bërë një zgjidhje politike në territoret e pushtuara të Donbas-it. Kosova nuk ka pse të humbë atë që ka fituar edhe pse pazaret Rama – Vuçiç e kërkojnë dëshpërimisht atë. Duan ta rishkruajnë historinë duke i bërë shantazh Kosovës, por historia është shkruar nga heronj të popullit Shqiptar dhe aprovuar nga kolosë të politikës si Klinton dhe Albright. /Syri.net./

Etiketa: pazareRamaVucic

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
Gara për kryetar/ Vijojnë dorëheqjet në kryesinë e Partisë Demokratike

PD e vulës/ Kriteret për kryetarin e ri, kushtet që përjashtojnë Berishën, por edhe Bashën nga gara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com