GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD e vulës/ Kriteret për kryetarin e ri, kushtet që përjashtojnë Berishën, por edhe Bashën nga gara

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për kryetar/ Vijojnë dorëheqjet në kryesinë e Partisë Demokratike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e vulës ka publikuar kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që duan të garojnë për postin e kreut të kësaj partie. Ndërsa grupimi i PD-së së vulës po shkon drejt një çarjeje për shkak se shumica e deputetëve kundërshtojnë vendimin e mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për zgjedhjen e kreut të ri më 29 korrik, këta të fundit dita ditës po shkojnë drejt një procesi, që me shumë gjasa do të atakohet në Gjykatë nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Në kriteret që janë publikuar tërheqin vëmendje dy pika, që mesa duket grupimi që i ka propozuar, kërkon të mbyllë çdo shteg, që pavarësisht si rrjedhin ngjarjet, të lejojnë një kandidim të mundshëm të ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili drejton Rithemelimin dhe ka pas vetes shumicën e çdo structure të Partisë Demokratike, edhe pse i mungon vula dhe logo.

Në kapitullin “aftësitë e angazhimit politik”, në pikën 3 thuhet se “kandidati për kryetar të mos ketë dëmtuar interesat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit”. Dhe me logjikën e përdorur, Berisha, duke qenë se në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 apo edhe të 14 majit, ka kandiduar me logon e koalicioneve të mbështetura nga parti të tjera, ka dëmtuar interesat e PD.

Ndërkohë pika tjetër që përjashton Berishën është ajo  “të mos ketë masa disiplinore në fuqi sipas parashikimeve të Statutit të Partisë Demokratike”. Prej shtatorit të vitit 2021, Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së së “vulës” pas shpalljes së tij non gara nga SHBA.

Por mes kritereve që janë publikuar është edhe ai që kandidati duhet të ketë kontribuuar aktivisht në fushatat elektorale të Partisë Demokratike në 3 vitet e fundit. Dhe ky kriter mund të penalizojë Lulzim Bashën, i cili në 14 maj nuk u angazhua në fushatë, madje as në krah të kandidatit që mori përsipër të kandidojë me logon e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Ronald Bejko.

Edhe pse në fillimin e fushatës deklaroi publikisht që do të angazhohej në mbështetje të kandidatëve të PD në 14 maj, Basha nuk u shfaq asnjë ditë në fushatë, madje për këtë është pyetur publikisht dhe i është shmangur përgjigjeve.

Gjithsesi ndoshta ky kusht nuk e penalizon ish-kryetarin e PD-së për të rimarrë partinë, përsa kohë procesin po e organizojnë mbështetës të tij, pavarësisht se nga Bardhi gjithë procedura konsiderohet anti-statutore.

 

Etiketa: KandidatetkriteretKryesore1pd e vules

Lajme të lidhura

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Aktualitet

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26
‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Para
Familja e Berlusconit merr vendimin drastik ne lidhje me AC Monzën

Familja e Berlusconit merr vendimin drastik ne lidhje me AC Monzën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës
Aktualitet

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj protestuesve, pas protestave...

Lexo më shumë
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com