GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

VOA: Pas kritikave të ashpra ndaj tij, Rama flet për “ngricë” me Serbinë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegia e flamurit serb, Vuçiç: Rama ndodhet nën presion, mos më detyroni t’ju tregoj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim

Në një postim në Twitter, zoti Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Deklarata e zotit Rama pason një valë kritikash të ashpra ndaj tij, veçanërisht nga Kosova, për qëndrimet e tij kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti, dhe përplasjeve të forta, të këtij të fundit, me komunitetin ndërkombëtar lidhur me tensionet në Veriun e Kosovës.

Edhe të hënën, zoti Rama shkroi se “nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova, sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar”. Ai paralajmëroi rrezikun e marrjes së Veriut nën kontrollin e Kfor-it” gjë që sipas tij do të bënte që Prishtina të humbiste “për kushedi sa kohë, edhe kontrollin formal të shtetit mbi krejt territorin”. Për kryeministrin e Shqipërisë, zoti Kurti duhet të “dalë nga guacka e vetizolimit” dhe të “mos e humbasë Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë. Koha është tani dhe po fluturon”, shkruan zoti Rama.

Javën e shkuar, kryeministri i Shqipërisë anuloi mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, të parashikuar për t’u mbajtur në Gjakovë, pasi sipas tij “në kushtet e agravimit me orë, të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”. Ai propozoi një takim të ngushtë me zotin Kurti, në praninë dhe të ministrave respektivë të Punëve të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ndërsa paralajmëroi rrezikun e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës. Një takim, i cili u refuzua nga kryeministri i Kosovës./ VOA

Etiketa: Edi RamaSerbiaVucic

Lajme të lidhura

Protestuesja nga Diaspora: Duhet të dalim në shesh të gjithë, kjo qeveri po shkatërron të ardhmen
Aktualitet

Protestuesja nga Diaspora: Duhet të dalim në shesh të gjithë, kjo qeveri po shkatërron të ardhmen

19:20 - 04/10/26
“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26
Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura
Aktualitet

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

16:42 - 04/10/26
Para
Zhaklin Lekatari habit me deklaratën: Meshkujt ngrenë kurthe për gratë

Zhaklin Lekatari habit me deklaratën: Meshkujt ngrenë kurthe për gratë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesja nga Diaspora: Duhet të dalim në shesh të gjithë, kjo qeveri po shkatërron të ardhmen
Aktualitet

Protestuesja nga Diaspora: Duhet të dalim në shesh të gjithë, kjo qeveri po shkatërron të ardhmen

19:20 - 04/10/26

“Kam ardhur nga Diaspora. Shqipëria është në rrezik dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të vijmë”, u shpreh...

Lexo më shumë
Trafik kilometrik në Elbasan/ Fluks i lartë automjetesh, paralizohet qarkullimi drejt Tiranës

Trafik kilometrik në Elbasan/ Fluks i lartë automjetesh, paralizohet qarkullimi drejt Tiranës

19:14 - 04/10/26
UEFA zyrtarizon arbitrat për ndeshjen Shqipëri-San Marino

UEFA zyrtarizon arbitrat për ndeshjen Shqipëri-San Marino

18:41 - 04/10/26
“Mjaft, mos i shpërndani më!”/ Blerina Matraku reagon pas publikimit të videove intime: Kërkoj falje!

“Mjaft, mos i shpërndani më!”/ Blerina Matraku reagon pas publikimit të videove intime: Kërkoj falje!

18:24 - 04/10/26
Qytetarët pafund denoncime për Raiffeisen Bank: Po na vidhen paratë në llogari!

Qytetarët pafund denoncime për Raiffeisen Bank: Po na vidhen paratë në llogari!

18:07 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com