GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mesi: Me Ronaldon shkruajtëm historinë, nuk jemi favorit në Champions

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesi: Me Ronaldon shkruajtëm historinë, nuk jemi favorit në Champions
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lionel Mesi është rrëfyer për aventurën e tij të re tek PSG, adaptimi në skuadër, objektivat, faktin e të qënurit favorit në Champions dhe rivalitetin në të kaluarën me Cristiano Ronaldon.

“Tani jam shumë mirë. Jam plotësisht i ambientuar që kur hymë në shtëpinë tonë të re dhe fëmijët nisën shkollën dhe rutinën e përditshme. Na u desh të bënim edhe shumë udhëtime në Argjentinë për kualifikueset, të cilat na penguan që të kishim vazhdimësinë e ndeshjeve këtu, por jam ambientuar mirë.

Të gjithë thonë se ne jemi favoritët e mëdhenj dhe unë nuk e mohoj këtë. Ne jemi një nga kandidatët në letër, por duhet të përmirësohemi ende për t’u bërë vërtetë një skuadër e fortë. Duhet të përfundojmë konsolidimin si skuadër dhe kemi avantazhin e të pasurit lojtarë të shkëlqyer për ta bërë këtë. Por, nuk jemi vetëm ne, ka ekipe të tjera të shkëlqyera kandidate.

Liga e Kampioneve është një kompeticion shumë i vështirë dhe kjo e bën kaq të bukur dhe special. Skuadrat më të mira luajnë këtu dhe ajo po bëhet gjithnjë e më e vështirë si turne. Po, jemi mes favoritëve, por jo të vetmit.

Tani, Liverpuli është duke luajtur shumë mirë. Ata duken sërish si Liverpuli që fitoi Champions-in. Pastaj janë Mançester Siti, Bajerni i Mynihut, Reali dhe Atletiko e Madridit. Ka shumë ekipe që mund të luftojnë për Champions-in, që është një prej kompeticioneve më të ekuilibruara dhe rivalizuara këto vitet e fundit, sepse ka shumë skuadra që mund ta fitojnë.

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur ne nuk luajmë më në të njëjtin kampionat. Kemi konkurruar individualisht dhe si skuadër për të njëjtat objektiva. Ishte një periudhë shumë e bukur për ne, por edhe për tifozët, sepse ata e shijuan shumë. Është një kujtim i bukur që do të mbesë në historinë e futbollit”, tha Lionel Messi.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, talenti i Bayern Munich ‘braktis’ Gjermaninë për tokën shqiptare
Sport

Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, talenti i Bayern Munich ‘braktis’ Gjermaninë për tokën shqiptare

15:29 - 09/10/26
Përcaktohet kalendari i Superiores nga java e 6-të deri në javën e 11-të
Sport

Nga Vllaznia-Dinamo te derbi i shumëpritur Partizani-Tirana, java e 6-të “premton” spektakël

12:31 - 09/10/26
Vëmendja në Nikshiq, Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon ta nisë me ‘këmbë të mbarë’ me Malin e Zi
Sport

Kombëtarja shqiptare e vajzave kërkon fitore dhe historinë përballë Uellsit, sot në Shkodër

10:16 - 09/10/26
Para
Delegatja e PD-së, përgënjeshtron Shehajn live: Firma ime është falsifikuar

Delegatja e PD-së, përgënjeshtron Shehajn live: Firma ime është falsifikuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se transportohej nga Shqipëria
Aktualitet

Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se transportohej nga Shqipëria

15:48 - 09/10/26

Policia greke ka sekuestruar rreth 36 kilogramë kanabis të papërpunuar gjatë një aksioni antidrogë në Janinë. Sipas mediave greke, lënda...

Lexo më shumë
Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, talenti i Bayern Munich ‘braktis’ Gjermaninë për tokën shqiptare

Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, talenti i Bayern Munich ‘braktis’ Gjermaninë për tokën shqiptare

15:29 - 09/10/26
Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

15:09 - 09/10/26
Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

14:49 - 09/10/26
20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

20 vjedhje në Itali brenda pak muajve, policia arreston tre ‘skifterët’ shqiptarë

14:36 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com