GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kaos në Turqi pas zhvlerësimit të lirës, protesta në rrugë, kërkojnë largimin e Erdogan

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaos në Turqi pas zhvlerësimit të lirës, protesta në rrugë, kërkojnë largimin e Erdogan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turqia është përfshirë në trazira ekonomike që kanë shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilët kanë dalë në rrugë duke protestuar. Monedha turke, Lira, është zhvlerësuar së tepërmi. Aktualisht 13.54 Lira shkëmbehen me 1 Dollarë. Paga bazë në Turqi ka rënë në 230 Dollarë, më e ulët se ajo në Kinë. Zhvlerësimi i Lirës kundrejt Dollarit ka shkaktuar krizë të rëndë edhe në dyqane e farmaci.

Supermarketet e mëdha në Turqi kanë paralajmëruar qytetarët se mund të blejnë deri në 2 pako kafe, sheqer, vaj e produkte të tjera ushqimore. Nëpër shumë dyqane mungojnë mallrat bazë. Popullsia po varfërohet, e kjo gjë ka shkaktuar zemërim te qytetarët. Nëpër rrugë kanë dalë protestues të cilët shprehin revoltën ndaj Presidentit Erdogan dhe partisë në pushtet, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Në aspektin ekonomik, bankat nuk japin më kredi dhe transaksionet mes tregtarëve kryhen vetëm me para në dorë, në Euro dhe Dollarë, dhe jo në rrugë bankare. Ndërkohë, transaksionet për pasuritë e patundshme janë anuluar për shkak të pasigurisë për ndryshimin e kursit të këmbimit. Edhe në tregtinë e pajisjeve elektronike ka një bllokim. Kompania amerikane Apple ka pezulluar të gjitha shitjet online të iPhone dhe produkteve të saj në Turqi për shkak të zhvlerësimit të monedhës Lira. Ka raportime që edhe kompania Samsung ka marrë vendim të ngjashëm.

Kriza që po përjeton Turqia nuk është pasqyruar në mediat më të mëdha vendase, por pamjet e trazirave janë shpërndarë në rrjetin social Twitter.

Etiketa: ErdoganprotestaTurqi

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
BE, thirrje Italisë për kufizimin e shpenzimeve publike

BE, thirrje Italisë për kufizimin e shpenzimeve publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com