GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dhuna mes palestinezëve dhe izraelitëve tërheq në konflikt edhe SHBA-në

16:50 - 23/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhuna mes palestinezëve dhe izraelitëve tërheq në konflikt edhe SHBA-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bregu i pushtuar Perëndimor po vuan nga dhuna më e rëndë në vite, pasi qindra kolonë izraelitë hynë në një qytet palestinez të mërkurën për t’u hakmarrë për vdekjen e katër izraelitëve të vrarë nga persona të armatosur palestinezë atë pasdite. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se presin që qeveria izraelite të ndjekë penalisht personat përgjegjës për sulmet e paautorizuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton.

Cikli i dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor u përshkallëzua këtë javë, ndërsa kolonët izraelitë u futën nëpër fshatrat ku jetojnë edhe palestinezo-amerikanë, duke tërhequr edhe Uashingtonin në konflikt.

Të martën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj vrasjes me armë zjarri të katër izraelitëve në Bregun Perëndimor, duke thënë: “Kushdo që na dëmton, do të përfundojë, ose në varr ose në burg”.

Në Departamentin amerikan të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Vedant Patel dënoi sulmet e palestinezëve ndaj izraelitëve, duke thënë se nuk ka justifikim për terrorizmin, por shtoi këtë paralajmërim për Izraelin:

“Ka njoftime shqetësuese për dhunën e kolonëve ekstremistë kundër civilëve palestinezë, duke përfshirë vdekjen e një fëmije palestinez dhe lëndime të tjera. Ne i dënojmë këto akte të dhunshme dhe gjithashtu shprehim ngushëllimet tona për familjet e të prekurve. Përgjegjësia dhe drejtësia duhet të ndiqen me të njëjtin rigorozitet për të gjitha rastet e dhunës ekstremiste. Ne mirëpresim dënimin e këtyre akteve nga Forcat Izraelite të Mbrojtjes dhe presim që qeveria izraelite të mbajë përgjegjës dhe të ndjekë penalisht autorët e këtyre sulmeve, përveç kompensimit për shtëpitë dhe pronën e humbur”.

Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se situata në Bregun Perëndimor është më e keqja që ai ka parë për një kohë të gjatë.

“Ka zona që janë izoluar për shkak të bllokadave izraelite rreth disa qyteteve. Është shumë e vështirë të lëvizësh mes qyteteve të ndryshme në Bregun Perëndimor. Dhe sigurisht, ka njerëz që kanë humbur shtëpitë e tyre sepse ato janë djegur nga kolonët izraelitë”, thotë Khaled Elgindy me Institutin për Lindjen e Mesme.

Eksperti tha se zgjidhja me dy shtete, Izraeli dhe Palestina, e mbështetur ende zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara nuk është më një realitet i mundur dhe se Uashingtoni duhet të bëjë më shumë për t’iu përgjigjur realitetit në terren dhe për të frenuar dhunën vdekjeprurëse.

“Mendoj se shumica e njerëzve e dinë se Shtetet e Bashkuara i ofrojnë ndihma të mëdha ushtarake Izraelit, pothuajse 4 miliardë dollarë çdo vit, përveç shumë përfitimeve të tjera që lidhen me marrëdhëniet speciale. Dhe asgjë nga këto nuk ka ndryshuar, edhe me këtë qeveri radikale izraelite në fuqi. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht shmangin kritikat zyrtare në organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara”.

Ushtria izraelite tha se vrau tre anëtarë të një “celule terroriste” të mërkurën, në një sulm me dron në Bregun Perëndimor. Të paktën 13 palestinezë dhe katër izraelitë janë vrarë këtë javë, me të dyja palët që po përdorin armë të reja dhe më të fuqishme.

Etiketa: izraelitëtPalestineSHBA

Lajme të lidhura

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Para
I nxehti ekstrem në Francë, ja sa persona kanë vdekur gjatë një dekade

I nxehti ekstrem në Francë, ja sa persona kanë vdekur gjatë një dekade

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com