GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, ja akuza

16:16 - 25/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, ja akuza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka nisur hetime për një tjetër kryebashkiak në vendin tonë. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Hajdari akuzohet se nuk ka plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit, duke mos pasqyruar në të një dënim të marrë në Greqi.

SPAK i ka dërguar kërkesë KQZ-së për të marrë një kopje të formularit të dekriminalizimit të kreut aktual të bashkisë jugore të vendit.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari që rikandidoi sërish në këto zgjedhje të 14 majit, kishte reaguar edhe më herët pas disa akuzave dhe lajmeve që tregonin se ai ishte dënuar në Greqi. Ai tha se madje se është hera e parë që mëson se është dënuar nga Gjykata e Janinës.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Kuçovës, Sot jam njohur nga mediat për një “Masë edukuese qortimi” që Gjykata e Janinës kishte marrë ndaj meje në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kjo është hera e parë që unë mësoj për ekzistencën e një vendimi të tillë, për të cilin sidoqoftë do të interesohem zyrtarisht mbi vërtetësinë e tij. Asokohe në moshën 17-vjeçare mora rrugën për të punuar në Greqi si shumë bashkatdhetarë të tjerë, duke lënë pas Shqipërinë e katandisur si mos më keq nga Saliu. Më ndaluan në kufi dhe menjëherë më kthyen pas në vendlindje.

Nuk kam pasur asnjë dijeni për veprimet që ka ndërmarrë më pas në mungesë drejtësia greke ndaj meje. E megjithatë edhe sikur të kisha pasur dijeni, masa qortuese që ka dhënë Gjykata e Janinës nuk ka qenë e detyrueshme nga unë për t’u deklaruar si vendim administrativ. Gjë që përcaktohet shumë qartë në formularin e Ligjit për Dekriminalizimin, më konkretisht pika 7. Thënë këto, kjo nuk është aspak penalizuese për kandidimin tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Bashkinë Kuçovë. Pra, s’ka asnjë pengesë ligjore.

Megjithatë jam i hapur për çdo lloj verifikimi nga agjencitë tona ligjzbatuese ndërkohë që do të vijoj fushatën elektorale për të fituar mandatin e dytë. Kuçova ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme transformimi dhe së bashku do të çojmë përpara kantieret e punët e nisura përgjatë mandatit tonë të parë”, shkruan ai.

Hajdari fitoi me vetëm disa vota më tepër se kandidati i Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, ndërsa votat në Bashkinë e Kuçovës pritet të rinumërohen.

Etiketa: KRESHNIK HAJDARIKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist
Aktualitet

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist

10:42 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit
Aktualitet

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit

09:07 - 17/03/26
Para
Ushtronin pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor, e pëson keq dy pronarët e biznesit

Ushtronin pa licencë aktivitetin e këmbimit valutor, e pëson keq dy pronarët e biznesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor
Aktualitet

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor

11:22 - 17/03/26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë. Një autoboti i UKT-së...

Lexo më shumë
Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë

Çështja “Bankers”/ SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve (Emrat)

11:03 - 17/03/26
Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist

10:42 - 17/03/26
Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit

09:52 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com