GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Zbulohen detaje të tjera për burimin e virus në Kinë: Në spital me simptoma që në nëntor

10:00 - 24/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbulohen detaje të tjera për burimin e virus në Kinë: Në spital me simptoma që në nëntor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre studiues në Institutin e Virologjisë së Wuhan (WIV) në Kinë kërkuan ndihmë mjekësore në një spital në nëntor të vitit 2019 pasi kishin simptoma të ngjashme me Covid-19, disa muaj para se autoritetet kineze të zbulonin shpërthimin e koronavirusit, sipas The Wall Street Journal, i cili citoi një raport nga shërbimi i inteligjencës amerikane.

Gazeta vuri në dukje se raporti – i cili tregon detaje të reja mbi numrin e punonjësve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, periudhën kur u sëmurën dhe vizitat e tyre në spital – ka të ngjarë t’u japë më shumë peshë thirrjeve për një hetim më të gjerë nëse SARS-CoV-2 mund të ketë origjinën nga një laborator, raporton abcnews.al

Artikulli në gazetën Amerikane u botua një ditë para takimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  rreth origjinës së Covid-19. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë të SHBA-së nuk dha asnjë koment në lidhje me artikullin e publikuar nga WSJ, por shtoi se qeveria e Presidentit të SHBA Joe Biden  “ka disa pyetje serioze në lidhje me ditët e para të shpërthimit të pandemisë covid-19, duke përfshirë origjinën e tij”.

Sipas të dhënave, Uashingtoni ka punuar me OBSH-në  dhe vendet e tjera anëtare për hetimin e pandemisë Covid-19 “pa ndërhyrje” dhe “pa politizim”.

WSJ raportoi në artikullin e saj se zyrtarët aktualë dhe personalitete të tjerë të njohur shprehën pikëpamje të ndryshme mbi vlefshmërinë e të dhënave të paraqitura në raport, madje një person foli në kushte anonimiteti duke thënë se kishte nevojë për “hetime dhe konfirmime të mëtejshme “.

Në mars, vendet e tjera shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me raportin e OBSH-së mbi origjinën e covid-19 dhe bënë thirrje për kërkime të mëtejshme dhe qasje në të gjitha informacionet mbi fazat e hershme të epidemisë, raporton abcnews.al

Të dielën, Ministria e Jashtme kineze tha se ekipi i OBSH-së që vizitoi vendin, si dhe Instituti i Virologjisë në Wuhan arritën në përfundimin se ishte e pamundur që origjina e koronavirusit të ishte nga një laborator.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të promovojnë teorinë se koronavirusi ka dalë nga një laborator,” tha ministria kineze kur u pyet në lidhje mbi artikullin e WSJ.

“A janë ata të shqetësuar vërtet për të gjetur burimin ose për të sjellë vëmendjen diku tjetër.

Qeveria e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka hedhur dyshimet se  koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez, diçka që Pekini e ka mohuar vazhdimisht.

Sipas një dokumenti të Departamentit të Shtetit i cili u botua para përfundimit të mandatit të Donald Trump citohej se “qeveria amerikane ka arsye të besojë se disa studiues u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019, para se të identifikoheshin rastet e para të epidemisë, me simptoma të ngjashme të Covid-19 si dhe me gripin sezonal, raporton abcnews.al

Në të njëjtën kohë, epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci, ka shprehur dyshime duke kërkuar një hetim të hapur mbi origjinën e virusit gjatë një interviste të fundit në PolitFact një çështje që ka vendosur në pikëpyetje shumë komitete të pavarura të ekspertëve dhe Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nga Katie Saunders të PolitiFact në lidhje me origjinën e virusit, Fauci tha: “Unë nuk jam i bindur për origjinën e saktë të  virusit, por unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë të hetojmë se çfarë ka ndodhur në Kinë derisa të kuptojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtet.”

“Sigurisht, njerëzit që kanë hulumtuar në lidhje me origjinën e koronavirusit pretendojnë se virusi u shfaq te kafshët dhe më pas infektoi njerëzit, por shkaku mund të jetë diçka tjetër dhe duhet  ta zbulojmë,” tha më tej Fauci.

“Unë jam  pro një studimi që do të zbulojë origjinën e virusit”, përfundoi shkencëtari amerikan.

Etiketa: PandemiSpital

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Kukës/ Policia arreston dy të rinj nga Prishtina, iu gjendet drogë në makinë

Kukës/ Policia arreston dy të rinj nga Prishtina, iu gjendet drogë në makinë

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com