GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Rama flet si zëdhënës i Vuçiç, synon ndarjen e Kosovës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama flet si zëdhënës i Vuçiç, synon ndarjen e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama nuk po bën gjë tjetër veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. “Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.”, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç. Kjo kërkesë ka si qëllim madhor përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publikisht dhe periodikisht edhe Kremlini.

Kjo kërkesë e  Beogradit vinte pas kërkesave të përseritura të Sergei Lavrov që Rusia duhet të thirret të marrë pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE.

Kështu Rama nuk po bën gjë tjeter veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.

Së pari  është e vërtetë se Vuçiç ka probleme të forta të brendshme tani. Ai përballet me një valë të fuqishme protestash të opozitës dhe qytetarëve serb, të cilët prej javësh janë ngritur kundër pushtetit autokratik të Vuçiç dhe dështimit të tij, për të garantuar rendin dhe sigurinë në vendin e tyre. Por krahasimi i Ramës është trillim i pastër sepse Kurti nuk duket të ketë asnjë problem të brendshëm të ngjashëm me ato të Vuçiç. Përveç këtyre, serbomadhi Vuçiç nuk firmos marrëveshjen e Ohrit sepse nuk e lejon Rusia, të cilën Rama kërkon të ulet në sofër nëpërmjet konferencës ndërkombëtare.

Së fundmi, siguroj komunitetin ndërkombëtar se angazhimi i Edi Ramës në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton atë. Kjo sepse Rama është i njohur tashmë si argat i Vuçiçit.

Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qendron:

së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe, së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin McGonigal, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për New York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij.

Etiketa: berishaKryesore1RamaVucic

Lajme të lidhura

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave
Aktualitet

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Para
Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH uron besimtarët myslimanë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com