GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Akuzohet se pagoi 80 mijë euro për një vrasje, zbardhet dëshmia e Albert Pashaj në GJKKO

19:13 - 28/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuzohet se pagoi 80 mijë euro për një vrasje, zbardhet dëshmia e Albert Pashaj në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO rikonfirmoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Albert Pashajn, i arrestuar me urdhër të SPAK si porositës i dy atentateve për vrasjen e Aredin Beharit.

E ndërsa është zhvilluar seanca për masën e sigurisë në GJKKO, mësohet se Pashaj ka mohuar akuzat. Ai ka pohuar se nuk ka lidhje me asnjë nga ngjarjet e ndodhura në 2017 dhe 2019 për të cilat akuzohet.

Në dëshminë para Gjykatës, Pashaj ka pohuar se e njeh shtetasin Henrik Hoxhaj, pasi janë të dy nga e njëjta zonë.

“E njoh pasi jemi nga e njëjta zonë, por nuk i kam dhënë asnjë porosi”, mësohet të ketë deklaruar Pashaj para GJKKO.

Një ditë më parë SPAK njoftoi se ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 75/2022, të regjistruar për veprat penale të “Vrasje me paramendim”, “Vjedhje me armë”, “Vjedhje me dhunë”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” etj.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 72 datë 25.06.2023 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar  ndaj personit nën hetim Albert Pashaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim”, e kryer per interes, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e kryer në dëm të Aredin Beharit dy here, (në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019), në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me të hetuarit Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tase.

Nga hetimet, sipas SPAK, rezulton se  Aredin Behari, i cili i shpëtoi dy atentateve kishte një konflikt pronësie me porositësin për tregtimin e naftës. Zbardhja e skemës për vrasjen e Beharit është zbuluar pas dëshmisë së Henrik Hoxhajt, që ka pohuar se mori 80 mijë euro bashkë me Skerdi Tasen për të kryer vrasjen. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se, biznesmeni Aredin Behari, herë pas herë është vënën nën presion nga  vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj, pasi pretendonin se ai nuk kishte shlyer një borxh të vjetër.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme, Behari i dha rreth 40% të aksioneve të kompanisë  së tregtimit të naftës Albert Pashajit. Por sërish ata pretendonin se ai kishte pa shlyer shuma të tjera monetare dhe për këtë i morën një banesë  në qytetin e Fierit. Këtë pasuri Behari e fitoi nëpërmjet proceseve  gjyqësore, pasi gjykata e Apelit në Vlorë  i njohu atij pronësinë. Sipas SPAK, gjatë kësaj kohe Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, i ofroi  Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tases 80 mijë euro për të ekzekutuar  Aredin Beharin. Për shkak se dy atentatet e ndodhura në vitin 2017 dhe 2019 kanë dështuar.

Etiketa: Albert PashajdeshmiaGJKKOKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Biden gabon sërish, ja çfarë ka bërë këtë herë (VIDEO)

Biden gabon sërish, ja çfarë ka bërë këtë herë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26

Kryeministri Edi Rama kërkoi që bashkitë të hapin zyra të posaçme për ndihmë juridike në shërbim të kadastrës, me qëllim...

Lexo më shumë
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com