GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendimi i Kurtit për shpalljen e dy organizatave terroriste, DASH: Qeveria duhej të ishte koordinuar me partnerët

08:00 - 30/06/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Kurtit për shpalljen e dy organizatave terroriste, DASH: Qeveria duhej të ishte koordinuar me partnerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur dy entitete serbe në veri, si organizata terroriste nuk është bërë në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, i tha të enjten Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Një vendim i tillë duhej të ishte koordinuar me partnerët më të afërt ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata që kanë përgjegjësinë kryesore për sigurimin e stabilitetit të Kosovës. Departamenti i Shtetit i bën thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm ndërsa “punojmë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës aktuale”.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë të papranushem dhe e dënojnë dhunën kundër trupave të KFOR-it, si dhe kërkojnë nxjerrjen para përgjegjësisë, në bazë të një procesi të drejtë ligjor dhe transparent të autorëve të dhunës, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Të enjten qeveria e Kosovës shpalli organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, dy grupe që, sipas institucioneve të sigurisë, zhvillojnë veprimtari kërcënuese për rendin kushtetues të Kosovës, në pjesën veriore të vendit, me banorë kryesisht të pakicës serbe.

Shuarja e strukturave të tilla dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës ishte paraparë me një marrëveshje të vitit 2015 ndërmjet Prishtinës e Beogradit në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, por autoritetet në Kosovë thonë se ato kanë vazhduar të funksionojnë pavarësisht marrëveshjes.

Vendimi u mor në një kohë tensionesh të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat filluan në fund të muajit maj kur autoritetet nisën zbatimin e rezultatit të zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe./VOA

Etiketa: Albin KurtiDASHKryesore1vendimi

Lajme të lidhura

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO
Aktualitet

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

20:30 - 06/02/26
Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat
Aktualitet

Tentativë grabitjeje në degën e Postës në Shkodër, thyhen xhamat

19:44 - 06/02/26
Para
Vala e të nxehtit merr mbi 100 jetë në Meksikë

Vala e të nxehtit merr mbi 100 jetë në Meksikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra
Breaking Views

Vendimi i plotë i Kushtetueses/ Rama humb betejën kundër SPAK, Balluku pezullohet nga detyra

22:13 - 06/02/26

Pas 10 orësh mbledhje Gjykata Kushtetuese nuk mori një vendim për çështjen e zv.kryeministres Balluku duke përfunduar në votim 4...

Lexo më shumë
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohet me burg përjetë dy autorët

22:03 - 06/02/26
Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën, lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Votohet 4 me 4, bie kërkesa e qeverisë

21:49 - 06/02/26
KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre

KLGJ reagon për presionet ndaj gjyqtarëve: Cenohen figura dhe dinjiteti i tyre

21:35 - 06/02/26
Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

Dështon kërkesa e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares, vendos GJKKO

20:30 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com