GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Anti Krishti që shkatërroi shtetin Shqiptar

16:50 - 02/07/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Abazoviç dhe fillimi i fundit të një aventure ballkanike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Agim Nesho

Shumë vite më parë isha impresionuar fort nga një studim psiko-analitik i të madhit Lubonja për personalitetin e Edi Ramës dhe paralelet që hiqte ai me figurat më të errëta të historisë botërore si diktatorët shkatërrues të Romës së Vjetër, Neroni dhe Kaligula.

Dy vite me radhë në Uashington i kaloja në bibliotekat e këtij qyteti për të lexuar për këto figura të errëta që tronditën botën me veprat e tyre: Njëri përdhosi simbolin e Romës, Senatin, duke vendosur senator kalin e tij, ndërsa tjetri, Neroni, si artist e dogji Romën për të ndërtuar një Romë moderne.

Nuk mendoja që parashikimet e Lubonjës mund të ishin të vërteta ose më mirë ‘O zot shpëto Shqipërinë nga ardhja e anti-Krishtit për ta shkatërruar atë’.

Ngjarja e fundit e vendim-marrjes së Edi Ramës në emër të Shtetit Shqiptar ishte tronditëse. Ky përbindësh tregoi malinjitetin e tij për të zhbërë shtetin shqiptar:

– Shkatërroi institucionin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme duke manipuluar zgjedhjet dhe bashkëpunuar me krimin e organizuar

– Vendosi përfaqësues të organizatave kriminale dhe individë me të shkuar të errët në Parlamentin e Shqipërisë

– Ktheu Shqipërinë në narko-shtet për tu fuqizuar dhe mbajtur pushtetin me cdo mënyrë

– Prishi balancat e pushtetit demokratik duke hequr dhe zvogëluar rolin e Presidentit të Republikës dhe për herë të parë kërkoi shkarkimin e tij duke manipuluar Parlamentin

– U përpoq të zvogëlonte rolin kushtetues të institucioneve ekzekutive duke vënë në krye të tyre studentë që lexojnë shumë ose sekretarët personalë të tij. Thjesht personalizimi i cdo gjëje dhe kapja e shtetit

– I ktheu parlamentet e Ballkanit Perëndimor në lodra të një sundimtari, ku pjesë të akordeve të Ballkanit të Hapur janë kaluar në parlamente

– Njeriu që jo vetëm korruptoi dhe e ngriti në art korrupsionin me inceneratorët dhe aferën e Portit të Durrësit por që donte të korruptonte dhe institucionet e sigurisë së shtetit Amerikan, afera McGonigal.

– Njeriu që fabrikoi akuza të rreme për liderët e opozitës shqiptare Meta, Berisha për të patur pushtet të pakufizuar

– Njeriu që diskretitoi edhe ata gazetarë dhe analistë që përpiqen ta quajnë një “politikan të shkëlqyer dhe një diplomat të madh” duke treguar që nuk janë gjë tjetër vecse përfitim nga pushteti.

– Njeriu që drejton shtetin me VKM në një republikë parlamentare ose kalon në parlament ligje të personalizuara

– Njeriu që manipulon instrumentet kryesorë demokratikë të shtetit si referendumet duke i manipuluar ato jo vetëm në rezultate por edhe në vullnetin që shprehin (këshillimi kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe kanabisin)

– Njeriu që gënjen popullin e tij për përkrahjen që kanë inisiativa të tilla si Ballkani i Hapur dhe ndryshimi i kufijve nga SHBA dhe BE

– Njeriu që ka guximin të shprehet për garën e pushtetit në SHBA duke i shërbyer njërës palë dhe duke u vetë-përdorur

– Njeriu që sakrifikoi interesat e kombit Shqiptar dhe e vuri Kosovën në kushte të reja asimilimi.

– Njeriu që përdor figura historike të kombit Shqiptar si Tony Blair duke i kthyer në funksion të interesave të pushtetit të tij

– Njeriu që përpiqet të përdorë njeriun shumë të dashur për shqiptarët dhe legjendën tonë Bill Klinton të vizitojë Shqipërinë si dhurata për ‘ditëlindjen e tij’ dhe ti japë një dekoratë kryeministrore, kur Bill Klinton është dekoruar nga Presidenti Meidani me Urdhrin më të lartë të Republikës së Shqipërisë, Urdhri i Flamurit.

Nuk ka protokoll që një president të marrë një dekoratë më të ulët sesa dekorata e akorduar nga Presidenti i Republikës.

Këto dhe shumë shembuj të tjerë tregojnë se ku ka rënë shteti Shqiptar dhe sa qesharak është bërë. Shqipërisë nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të ndryshojë edhe emrin në Ramistar për të treguar realitetin ku jetojmë. Turqia e ndryshoi emrin pse jo Rama mos bëjë një veprim të tillë.

Refuzimi i menjëhershëm i projektit të tij të jetës-Ballkani i Hapur-që unë vazhdoj të mendoj se është një lojë për të tërhequr vëmendjen nga një gjë që tmerrësisht e dëmton Edi Ramën.

Mos është shtatori kur do të publikohen nga prokuroria federale e SHBA-së akte të reja tronditëse për çështjen McGonigal, fakte të reja që Perëndimi i ka në dorë për marrëdhëniet e Vuçiç me Ramën dhe linjat e influencës Ruse në projektet e përbashkëta të tyre për ndryshimet në Ballkan?

Dje Rama hodhi në kosh të plehrave veten e tij, u bë edhe më i pabesueshëm dhe pa vlerë. Ndërsa ne në Shqipëri po mbetemi pjesë e tallavasë së tij dhe nuk kemi forcë të shpëtojmë Republikën tonë nga autoritarizmi.

Etiketa: Agim NeshoOpinion

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Rebelimi i Prigozhin, CIA siguron FSB-në se nuk ka gisht në këtë iniciativë

Rebelimi i Prigozhin, CIA siguron FSB-në se nuk ka gisht në këtë iniciativë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com