GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Krifca harxhon 258 MLN lekë për matrikujt e kafshëve, fiton pa garë oferta më e shtrenjtë

16:28 - 03/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Krifca harxhon 258 MLN lekë për matrikujt e kafshëve, fiton pa garë oferta më e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blegtoria shënon rënie të krerëve të bagëtive, por Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka hartuar një super tender për matrikujt. Në fund të qershorit, ajo ka urdhëruar prokurimin me vlerë 258 milionë lekë. Nëse do të mbajmë parasysh se matrikulimi ka nisur shumë kohë para se Krifca të bëhej ministre, do të kuptoni se janë shumë para për këtë blerje që bëhet çdo vit.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Blerje matrikuj për kafshë”. Krifca ka parashikuar që ky proces do të zgjasë 1 vit nga momenti që lidhet kontrata, praktikisht deri në qershor të vitit 2024.

Për një shërbim të tillë të marrësh 258 milionë lekë është një mundësi e mirë, por në këtë rast Krifca e ka shoqëruar edhe me një “bonus:, nuk e ka lodhur shumë për garë kompaninë fituese.

Sipas dokumentit të publikuar në Buletinin e 26 qershorit në APP, për këtë tender kanë paraqitur oferta dy firma ; “O.E.S DISTRIMED” shpk me ofertë 254 milionë lekë dhe “MILIFAR” shpk me ofertën 195 milionë lekë.

Kjo e fundit është përjashtuar nga gara për ofertën më të lirë, edhe për shkak se ka paraqitur pasqyrat financiare të marra nga Tatimet, por jo dokumentin shoqëruese për pasqyrat e verifikuara nga audituesit ligjorë.

“Operatori ekonomik “Milifar” shpk për të plotësuar këtë kriter ka paraqitur Pasqyrat Financiare për vitet 2020, 2021, 2022 të miratuar nga administrata tatimore, por jo të audituara nga audituesi ligjorë apo shoqëri audituese”, thuhet në dokument.

 

Për këtë pikë e cila është interpretuar në këtë mënyrë nga Krifca, “Milifar” shpk mbeti jashtë gare, kështu menjëherë, pa konkurrencë, fitorja shkoi në duart e O.E.S DISTRIMED” shpk.

Kjo firmë kishte edhe ofertën më të shtrenjtë, çka përbënë shkeljen e një nga rregullat kryesore të ligjit për prokurimet, por në këtë rast Krifca ka preferuar të bëj “një vesh shurdh e një sy qorr”. Duke firmosur kështu aferën e radhës me parave e destinuara për fermerët.

Ç’është matrikulimi?

Ky tender ka si objekt blerjen e matrikujve që vendosen në veshët e kafshëve për identifikimin e tyre. Identifikimi fillon me matrikullimin e kafshës të cilës i vendosen nga një matrikull në secilin vesh. Matrikujt kanë të njëjtin kod unik.

Sipas manualit të kësaj ministrie, numri i shkruar në matrikull është progresiv. Vetëm kur kodi individual i kafshës brenda të njëjtit rreth (numri i matrikullit) arrin 999,999 do të rifillojë nga numri 000,001 seria e matrikujve për këtë rreth; Kafsha konsiderohet e identifikuar kur janë vendosur matrikujt, janë plotësuar formularët dhe është përditësuar baza informatike e të dhënave (sistemi RUDA).

Matrikullimi i të imtave bëhet vetëm me një matrikull në veshin e majtë. Matrikulli ka kodin dyshifror AL dhe kodin 4 shifror të fshatit.

 

Pse duhen kaq shumë matrikuj?

Për të kuptuar ekzagjerimin dhe talljen me fondet e bujqësisë, i drejtohemi INSTAT-it për të verifikuar të dhënat zyrtare mbi krerët e regjistruara: Numri i gjedhëve në vitin 2022, është 297.656 krerë. Ndërkohë në vitin 2021 ishte 337 298 krerë. Pra, numri i lopëve është në rënie!

Në vitin 2022, numri i deleve është 1 371 695 krerë, ndërsa në vitin 2021 ishte 1 480 000 krerë. Pra, konstatojmë ulje edhe në tufat e deleve. Numri i të dhirtave në vitin 2022, është 721.555 krerë, ndërsa një vit më parë ishte 775 mijë krerë. Edhe në këto shifra dallohet rënia e krerëve.

Në vitin 2022, numri i krerëve të derrave është 137.304, ndërsa në vitin 2021 ishte 159 mijë krerë, pra janë regjistruar më pak. Nuk do të donim të hamendësonim për të dhënat e vitit 2023, të cilat INSTAT akoma nuk i ka përditësuar, por kemi bindjen se janë shumë më pak kafshë për matrikulim fillestar.

 

Tenderi për blerjen e matrikujve bëhet për çdo vit, por vihet re se planifikimi dhe tenderimi nuk kanë lidhje me nevojat reale për këtë produkt. Sidomos pas ardhjes në krye të ministrisë të zonjës Krifca, fondi është shtuar megjithëse krerët në blegtori shkojnë në ulje. Kështu, në vitin 2020, sipas dokumentit zyrtar të Ministrisë së Financave “Monitorim 4-mujori 2020”, fondi i planifikuar për t’u prokuruar për blerje matrikujsh ka qenë 2,501,000 lekë të reja. Ndërsa në vitin 2023, fondi i planifikuar nga Krifca për matrikuj është 8 milionë lekë më i madh.

Shifrat kokëforta tregojnë se fondi për matrikuj në këtë tender shpërdorohet nga ministrja Frida Krifca!

Etiketa: abuzimgjedhekrereKrifcamatrikullimtender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Milani “zgjohet” pjesën e dytë por s’mjafton, Inter fiton 2-0

Milani po bën “likuidim total”/ Pas Tonalit, gati të largohet për 90 mln euro dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com